Lule kungulli të mbushura me krem djathi, pançetë dhe kungull

Mua më pëlqejnë shumë lulet e kungullit të mbushura. Kam tentuar disa receta dhe të them të drejtën kam dështuar, kryesisht tek veshja e jashtme e tyre e cila nuk më ka dalë kërce por më tepër si petulla.

Kësaj rradhe vendosa ta bëj veshjen ndryshe, duke përdorur vetëm të bardhat e vezëve dhe të lyera përsipër me bukë të thërrmuar (peksimadhe).

Dolën kaq të shijshme sa nga 4 lule për person që kisha planifikuar u bë në : 2 lule për mamin e babin dhe nga 6 lule për fëmijët ☺. Nuk mund ta imagjinoni sa e gëzuar isha që atyre u pëlqyen kaq shumë ☺

Tentova t’u bëja foto, por duke parë padurimin e fëmijëve për t’i ngrënë, arrita të bëj foto vetëm me telefon ☺

Ka shumë ide se si mund t’i gatuani lulet e kungullit përveç variantit të propozuar në këtë postim. Mund t’I gatuani lulet edhe duke I mbushur me përbërës të tjerë, si psh me prodhime deti :

  • Kombinimi 1 : karkaleca të zier, krem djathi, majdanoz

  • Kombinimi 2 : salmon I tymosur, rikotë, kopër etj…

 

[lt_recipe name=” Lule kungulli të mbushura me krem djathi, pançetë dhe kungull” servings=”4 lule për person” prep_time=”5M” cook_time=”30M” total_time=”35M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2017/10/lule-kungulli2-300×200.jpg” ingredients=”Mbushja:;16 lule kungulli të pastruara;200 g krem djathi;100 g pançetë e tymosur në shirita;100 g pure kungulli të verdhë;1 tufë majdanoz grirë imët;Veshja:;3 të bardha vezësh;1 lugë gjelle miell;250 g peksimadhe;vaj për skuqje;” ]Prisni pançetën në copëza të vogla dhe skuqeni në tigan që nuk ngjit. Mos shtoni vaj në tigan pasi lëshon vetë panceta;Gatuajeni deri sa të bëhen kërce;Në një tas të vogël trazoni mirë purenë e kungullit, kremin e djathit, pançetën kërce dhe majdanozin;Mbushni çdo lule me një lugë çaji nga mbushja. Mundohuni të mos I tejmbushni;Mbyllni petalet e luleve duke I rrotulluar paksa në majë;Rrihni të bardhat e vezëve deri sa të bëhen shkumë e forte.Shtoni miellin dhe trazojeni mire;Ngrohni vajin në një tigan të thellë ose në fritezë;Zhysni çdo lule fillimisht në të bardhat e vezëve dhe më pas në peksimadhe (bukë të thërrmuar) ;Skuqini nga të dyja anët deri sa të marrin ngjyrë kafë të florinjtë (afërsisht 2 minuta);Vendosni lulet e skuqura mbi një pjatë me kartëpicetë për të përthithur yndyrën e tepërt;Përfundoni proçesin më lart me të tëra lulet e mbetura;Servirini ende të ngrohta;[/lt_recipe]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading