Parvjet para se të nisesha për në New York për festat e fundvitit, bëra këtë bukë me rozmarinë, arra dhe boronica të kuqe të thara.
Hëngrëm vetëm pak dhe pjesën tjetër e futa në ngrirje. E kisha provuar më përpara të ngrija kekun, apo edhe bukën normale dhe nuk kishin tjetërsuar shijen. Ta hidhja më vinte keq. Meqë do rrinim një muaj larg shtëpisë, thashë përse mos ta provoj ta ngrij? Bëra kaq mirë sepse e konsumuam 1 muaj më vonë dhe cilësia ishte sikur sa ta kisha pjekur.
Po të më thoje kombinimin bukë me rozmarinë, arra dhe boronica të kuqe do thosha je çmendur? Kur e provova vetë pastaj thashë, ok, yll, po stop se more veten më qafë hahahaha.
Receta bukësh në blogun tim keni plot, por kjo është padyshim më e veçanta.
Kështu, nëse doni të hani pa e tepruar, kjo bukë duron perfekt në ngrirje dhe shijon akoma më shume e thekur si në këtë versionin këtu.
Bukë me rozmarinë, arra dhe boronica të kuqe

Përbërësit
️ 1 kg miell
️ 400ml qumësht
️ 300ml ujë
️ 1 paketë maja birre (15g)
️ 1 lugë mjaltë
️ 100g boronica të kuqe të thata
️ 1 lugë gjelle rozmarinë e freskët e grirë me thikë
️ 100g arra të prera trashë
️ 20g kripë
Instructions
- Ngrohim pak ujin e qumështin dhe shtojmë aty majanë e mjaltin. Sapo majaja të jetë bërë shkumë, e hedhim sipër miellit. Shtojmë kripën dhe e përziejmë brumin sa të bëhet elastik. E lëmë brumin të vijë rreth 1 orë.
- Pasi brumi ka ardhur, shtojmë boronicat, arrat e rozmarinën dhe i palosim në brumë deri sa të bashkohen mirë. I japim formë bukës dhe e fusim në një tavë. Vendosim sipër kapakun zgarë dhe e lëmë të vijë brumi edhe për 30 minuta. Më pas, ngrohim furrën në 260° dhe e pjekim bukën 20 minuta me kapak dhe pastaj ulim temperaturën në 245°. E pjekim bukën edhe për 30 min të tjera.
Shija nam fare




Leave a Reply