Sallatë me mish gjeldeti të ftohtë

Jump to recipe

Një pjatë sallatë me mish gjeldeti të ftohtë është më klasikja për të ripërdorur mishin e gjelit të detit. Nuk e di në shtëpitë tuaja, por në tonën, kemi traditë të marrim gjelin më të madh haahahah. E normal, një gjeldeti i madh, do të thotë shumë mish i ngelur pa ngrënë nga darka e vitit të ri.

Unë kur vjen ky dy javëshi i fundit i festave të fundvitit, shpenzoj për të blerë disa gjëra të veçanta. Dmth, justifikoj veten që të harxhoj ca lek më shumë për produkte që normalisht më dridhet dora. Po ju, jeni kaq rëndë sa unë???

Domethënë, blej gjëra sikur do hamë nga shtatë vakte në ditë 😅. Nejse, kjo më siguron që të kem ca gjëra për të sajuar sallatra të ndryshme.

Tani, kombinimi i sallatës nuk do ndonjë shkencë, pasi sallata pranon çdo gjë. Megjithatë një frymëzim edhe ju bën punë, apo jo?

PS: a mendoni dhe ju që shpargujt janë ushqim pasanikësh këtu në Shqipëri? apo vetëm unë? Ok, vijojmë.

Siç e bëra hyrjen në këtë postim, në shtëpinë tonë shpesh tepron mish gjeldeti. Përveç recetës së krepëve, sanduiçit, unë uroj që kjo sallatë me mish gjeldeti të ftohtë t’ju pëlqejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading