Postimi i sotëm tregon se si të marinojmë gjelin e detit per festat e fundvitit. Po, po , ta marinoni sepse ky është një hap shumë i rëndësishëm para se ta piqni.
Duke qënë i madh, gjeli i detit kërkon më shumë kohë në pjekje, ndaj dhe ka rrezik që gjatë pjekjes, mishi të thahet paksa. Për ta evituar këtë, e marinojmë një natë para. Duke qëndruar në ujin e marinimit, mishi ngopet me ujë, marinohet me kripë dhe kështu në pjekje do na dalë jo i thatë.
Për marinimin do ju duhet 1 enë e madhe ose vetë qesja e paketimit nëse nuk ju është shpuar (unë përdora qesen pasi tasi im nuk ma nxinte tërësish ). Megjithatë, mirë do ishte të blini një kovë të madhe ta ruani vetëm për këtë.
Si të marinojmë gjelin e detit per festat e fundvitit

Notes
Një këshillë, nëse gjelin do ta lini ne një vend të ftohtë dhe të marinohet për 2 ditë, do ishte idealja.
Përbërësit
- Për një gjel deti mesatarisht 5kg do ju duhen:
️ 5 litra ujë
️ 6 lugë gjelle kripë kokërr madhe
️ 1 tufë rozmarinë
️ 1 lugë gjelle dëllinjë kokërr
Instructions
- Trazojmë gjithë përbërësit deri sa kripa e trashë të tretet.
- Zhysim gjelin në këtë tretësirë për gjithë natën (nuk ka nevojë të rrijë në frigorifer, mjafton në ballkon se ftohtë është).
- Nëse keni 1 enë që nuk ua nxë të gjithin, do ta lini gjysmën e kohës nga një anë dhe gjysmën e kohës nga ana tjetër.
- Të nesërmen, para pjekjes, e nxjerrin nga tretësira dhe e tamponojmë me letër kuzhine që ti thajmë lëkurën.






Teuta
12 Dhjetor, 2024 at 8:40 amDellinje ku me gjet? Ose shoqen e dellinjes?

Bake My Day Happy
12 Dhjetor, 2024 at 8:42 amDëllinjën e gjen kudo por tek Conad është e sigurt që e gjen, tek Merja shpk gjithashtu