Kuzhina Meksikane-Specat e tharë

variety of dried Mexican chilies

Tema për sot është Kuzhina Meksikane-Specat e tharë. Çfarë janë ato dhe si ti njohim e si ti ruajmë.

Besoj e dini që specat janë origjinale të Meksikës (amerika e jugut më saktë) dhe u importuan nga Kristofor Kolombi në europë bashkë me domaten dhe pataten. Nëse jo, ja e mësuat.

Duke qënë native të kësaj zone, Meksika ka një pafundësi varietete specash dhe në kuzhinën meksikane përdoren gjërësisht në formën e tyre të thatë.

Chile Ancho (çile anço) ky është speci që përdoret më shumë. Në formën e tij të freskët është speci jeshil i errët që gjejmë në treg me formë trekëndore të rregullt, më i tultë se speci jonë klasik. Emrin e ka Poblano dhe kur ta shihni në treg kujtohuni që quhet kështu 😁.

Chili pepper. Ky është ai speci i kuq pikant klasik që shihni së fundi në treg, ai i kuqi me formë të rregullt. Në foton e mëposhtme është versioni klasik i tymosur.

Chile Pasilla (çile pasija). Edhe ky është një varietet i specit jeshil pikant si i yni dhe quhet chilaca chili (çilaka çili). Është relativisht pikant por nuk p[rjashtohen edhe varietetet jo pikante pasi ky lloj speci shpesh gjendet edhe jo pikant.

Chile morita (çile morita), I preferuari im,. Edhe ky është varietet speci halapenjo, mirëpo është tymosur përm më pak kohë sesa çile meko (foto 1) dhe ka një aromë si çokollatë. Une e adhuroj. Shpesh këtë spec e quajne edhe chipotle chili. Nëse e lexoni diku ne ndonjë menu, dijeni se i referohen këtij varieteti.

Chile mulato (çile mulato). Është versioni i chile ancho (çile poblano) vetëm se ky spec nuk thahet në formën e tij jeshile por lihet deri sa bëhet i kuq në bimë dhe pastaj tymoset dhe thahet.

Përdoren në gatim dhe fillimisht, rihidratohen në ujë për pak minuta. Këtu duhet patur kujdes jo ti lëmë shumë pasi shija e tyre kalon në ujë dhe jo më në tul. Pasi i kemi ri-hidratuar i heqim bishtin dhe farat dhe përdoren në salca të ndryshme.

Si ti ruajmë specat e tharë?

Mirë i blemë, po si ti ruajmë? Jo vetëm specat, por çdo frut apo perim te blejmë dhe që është në versionin e tharë, duhet ti ruajmë larg lagështirës.


Unë preferoj që specat e tharë ti ruaj në një enë qelqi me mbyllje hermetike. Kështu jo vetëm mbaj larg mizat, por dhe ruajnë aromën e tyre. Unë pak për mungesë vendi, por edhe pse më pëlqen aroma mix e tyre, i ruaj të tërë varietet në një enë 😅😂. Ja si kjo që shihni në foto, edhe pse më mirë do ish të ishin veç e veç. Gjithsesi, edhe kjo metodë bën punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading