A keni provuar ndonjëherë të bëni shurup me lulerradhiqe (dandelions)?
Nëse jo, kjo është stina dhe koha e duhur ta provoni. Duhet të gjeni ndonjë fushë të pa rrahur fort nga rruga e makinës apo qentë e rrugës 😅. Një alternativë e mirë do ishte të blinit lulerradhiqe të thara që shiten në dyqanet e bimëve medicinale.
Lulërradhiqet, ose dandelionët, janë bimë të njohura për vlerat e tyre shëndetësore. Disa nga përfitimet shëndetësore të lulërradhiqeve përfshijnë:
Përmirësimi i sistemit të tretjes: Lulërradhikët janë njohur për aftësinë e tyre për të ndihmuar në zvogëlimin e inflamacionit në traktin gastrointestinal dhe për të promovuar funksionimin e rregullt të zorrëve.
Ndihmë për shëndetin e fytyrës: Ekstrakti i lulërradhiqeve mund të përdoret për të trajtuar probleme të lëkurës, si akne, dermatit, ose të tjera.
Ndihmë në rënien në peshës: Disa studime kanë treguar se lulërradhiqet mund të ndihmojnë në zvogëlimin e peshës duke ulur rrezikun e mbipesës dhe duke ndihmuar në kontrollin e apetitit.
Për sistemin imunitar: Përmbajtja e lartë e antioksidantëve në lulërradhiqe mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve.
Për shëndetin e zemrës: Disa studime kanë sugjeruar se ekstrakti i lulërradhiqeve mund të ndihmojë në zvogëlimin e niveleve të kolesterolit dhe në promovimin e shëndetit të zemrës.
Kujdesi duhet të merret gjithmonë në konsideratë kur përdorni bimë mjekësore. Konsultimi me një profesionist të kujdesit shëndetësor është gjithmonë i rekomandueshëm për të siguruar që përdorimi i lulërradhikëve është i sigurt dhe efektiv për ju.
Ok, boll me histori tani, por le ti rikthehemi recetës sonë për Shurup me lulerradhiqe (dandelions).
Shurup me lulerradhiqe (dandelions)
Notes
PS: Sa më shumë lule, aq më shumë koncentrat del shurupi.
Përbërësit
- 🔹️ 2 grushta lulerradhiqe (dandelion)
- 🔹️ 3 feta limon
- 🔹️ 1 kg ujë (jo litër por me kg)
- 🔹️ 600g sheqer
Instructions
- Pasi këpusim lulet, i shpëlajmë disa herë duke i zhytyr në një tas me shumë ujë. Kështu i pastrojmë nga pluhuri dhe ndonjë insekt si milingonat.
- Pasi i kemi shpëlarë mirë, i hedhim në një tenxhere bashkë me ujin dhe limonin. I ziejmë për 20 minuta. I lëmë lulet dhe ujin gjithë natën që të lëshojnë maksimumin e shijes.
- Të nesërmen, i kullojmë dhe masim që uji të jetë 900g në peshë. Shtojmë 600g sheqer dhe i vlojmë deri sa shurupi të jetë trashur, gati 25min ose 100°C nëse keni termometër.
- E lëmë të ftohet pasi kështu dhe do trashet dhe e shijojmë me pancakes, waffle apo fruta/kokteje alkolike 😅.
Leave a Reply