Ka disa mënyra se si përgatitet Mish i tharë ose tip pastërma në kohë të shkurtër.
Deri para disa vitesh, ishte shumë e vështirë të gjeje pajisje tharëse ao dehidrator. Ndërsa sot gjen disa modele, nga më i liri në më të shtrenjtin.
Çfarë duhet të dimë para se të nisim tharjen e mishit?
Para se të fillojmë proçesin e tharjes së mishit në dehidrator, është e rëndësishme të kemi parasysh disa gjëra dhe të ndjekimdisa hapa për të siguruar një proces të suksesshëm dhe të sigurt:
- Përzgjidhni një lloj të mirë të mishit: Zgjidhni mish të freskët dhe cilësor. Mund të përdorni lloje të ndryshme të mishit si mish viçi, mish qengji, apo dhe peshk. Mirë do ishte që gjatë tharjes të kemi vetëm mish tul. Pra pa përdorur shumë dhjamë, lëkura apo inde.
- Përgatisni mishin: Përdorni një dehidrator të pastër dhe të pastër. Presim mishin në feta të holla ose copa të vogla.
- Marinimi: Nëse dëshironi, mund të marinoni mishin para se ta vendosni në dehidrator. Mendoj se kz hap është i rëndësishëm. Metodat mund të jenë të ndryshme, duke përfshirë vaj ulliri, erëza, dhe lëkurë frutash për aromë etj.
- Koha dhe temperaturë: Për secilin lloj mish (apo prerje), ka një temperaturë dhe kohë të rekomanduar të tharjes. Kërkoni udhëzimet e prodhuesit të dehidratorit tuaj për të marrë rekomandime specifike. Në përgjithësi, temperatura e rekomanduar e tharjes për mishin lëviz rreth 54-68°C dhe koha e rekomanduar mund të jetë nga disa orë deri në disa ditë, në varësi të trashësisë së mishit dhe tipit të dehidratorit.
- Kontrolli: Sigurohuni që të monitoroni procesin e tharjes dhe të kontrolloni shpesh tharjen e mishit për të siguruar që të mos thahet tepër ose jo. Mishi tharë duhet të jetë i fortë, por ende të jetë fleksibël që të hahet edhe ashtu.
Unë sot po ju ndaj metodën e beef jerky , por ju mund edhe ta marinoni thjesht me kripë e piper. Kjo varet nga shijet tuaja.
Mish i tharë ose tip pastërma
Cuisine
Amerikane
Category
Dehidrator- Tharesi i ushqimeve
Gatime sipas pajisjes elektrike
Mish
Receta
Prep Time
20 minutes
Cook Time
10 hours
Wait Time
24 hours
Total Time
10 hours, 20 minutes
Përbërësit
- 🔹️ 3 kg mish kofshe lope (vetëm tul)
- 🔹️ 5 lugë gjelle piper i zi
- 🔹️ 3 lugë gjelle kripë
- 🔹️ pak piper i kuq djegës
- 🔹️ 1 lugë gjelle sheqer kaf
- 🔹️ 1 lugë gjelle Kumin
- 🔹️ 1 lugë gjelle hudhër pluhur
- 🔹️ 1 lugë gjelle koriandër pluhur
Instructions
- Marrim mishin dhe e presim sa më hollë (e lëmë në ngrirje rreth 3 orë sa të ngrijë pak që ta prisni kollaj).
- Përziejmë të gjithë erëzat mirë dhe ia hedhim mishit.
- E trazojmë mirë me duar në mënyrë që çdo copë mishi të marinohet mirë.
- E mbulojmë tasin me qese celofani dhe e lëmë 1 natë në frigorifer. Kjo do bëjë të mundur bashkimin e aromave.
- Të nesërmen, i trazojmë sërisht copat e mishit me duar.
- Marrim zgarën e sobës dhe e veshim me letër pjekje. Sistemojmë mishin duke e hapur me kujdes dhe në një shtresë të vetme. E fusim në furrë në 85°C deri sa mishi të arrijë temp e brendshme 80°C, pak a shumë rrrth 1.5 orë.
- Pastaj fetat e mishit i kalojmë me kujdes në zgarën e dehidratorit për tharje të mëtejshme në 70° për gati 8 orë.
- Beef jerky mund ta konsumoni si snack, të copëtuar sipër sallatës, mund ta grini në mikser dhe tia hidhni salcës së makaronave etj.
- Kujdes: duart dhe ambjentin ku do punoni duhet ta keni shumë të pastër për mos rrezikuar kontaminimin e mishit.
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply