Kur bëj Speca të mbushura me kimë kënaqet e gjithë familja. Kjo sepse është një nga pjatat tradicionale që na pëlqen. Tani kjo hyrja ime ishte fiks si ato reklamat bajate që sheh në Tv . Po sinqerisht, është një nga gatimet që askush si thotë jo.
Sigurisht që arrin kulmin e shijes në seyonin e specave, por edhe në dimër them se shijon.
Mami im i ka pas bërë me më shumë oriz sesa mish. Për të mos thënë që kishte dhe raste pa mish, po kjo ishte për shkak se në atë kohë mishi mezi gjendej.
Tani që produktet i gjejmë kollaj në treg, unë preferoj që ti kem në të njëjtin raport, biles çik më shumë mish hahaha.
Për ata nga ju që duan të gatuajnë ushqime tradicionale shqiptare por që nuk dinë nga tia nisin, këtu do të gjeni plot receta.



Speca të mbushura me kimë

Përbërësit
️ 2 qepë
️ 250g mish i grirë
️ 1 lugë gjelle erëza vegeta të njomë
️ 1 kanaçe salcë me borzilok
️ kopër, nenexhik
️1 filxhanë kafeje me oriz
️8 speca për të mbushur
️ 3 gota ujë
Instructions
- Ndezim furrën në 280°.
- Skuqim qepët në tenxhere me pak vaj ulliri.
- Sa të zbuten shtojmë vegetën e njomë dhe salcën e domates.
- I kaurdisim dhe shtojmë mishin dhe orizin. I hedhim gjysmë gote ujë dhe e lëmë të gatuhet sa të avullojë uji.
- Shtojmë erëzat, kripën dhe mbushim specat.
- Hedhim ujin dhe e lëmë të gatuhet mbi zjarr deri sa uji të ketë thuajse avulluar.
- I japim një faqe në furrë pastaj sa specat të piqen, rreth 15 minuta.
Bruna
23 Janar, 2024 at 12:04 pmQenka shume kenaqesi kur ne mes te e-maileve te punes, te vjen dhe njoftimi per postimin e nje recete nga ty. Kush gatuan me cdo dite e di shume mire qe pjesa me e veshtire eshte te mendosh menune apo se cfare do te gatuash ne mbremje per diten e neserme. Sot paskemi qelluar ne shenje, se gati per speca te mbushur jam edhe une
Bake My Day Happy
23 Janar, 2024 at 12:05 pmOh Faleminderit Bruna
.