Nuk quhet e diel nëse nuk ka peshk dhe sot kemi Oktapod me ullinj dhe domate. Dmth në 90% të rasteve hamë peshk se jo gjithmonë gjejmë dmth, por dëshira është të kemi peshk gjithmonë hihi.
Mënyra se si e kam pas bërë më parë oktapodin, ishte ta zieja (një zot e di se sa orë dmth) dhe pastaj e bëja për gatime të tjera dhe normal, hanim llastik. Tmerr, skandal deri sa hoqa dorë. Më pëlqen shumë oktapodi, por fakti që më dilte si llastik, më detyroi të hiqja dorë…. për ca kohë….
Në internet gjeta këtë recetë dhe që nga ai moment si ndahem më prej kohësh. Oktapod me ullinj dhe domate del i butë dhe sigurisht, nuk ka nevojë për shumë orë gatimi.
Gjithashtu, një metodë yll për të gatuar oktapodin është edhe ta bësh carpaccio. Që të jemi politikisht korrekt, carpaccio (karpaço) bëhet me produkt krudo, dhe oktapodi karpaço bëhet vetëm i zier. Unë do jua tregoj në nje postim tjetër këtë se nuk i kemi fotografitë për momentin .
Oktapod me ullinj dhe domate

Përbërësit
️ 1 oktapod 1.5kg i pastruar mirë por mos ia ndani këmbët.
️ 2 thelpinj hudhër
️ 3 l gjelle vaj ulliri
️ 3 l gjelle caperi
️ 1 kanaçe ullinj të zi pa bërthamë
️ 500g domate qershi
Instructions
- Në një tigan të madh me kapak skuqim hudhrën në vaj ulliri.
- Shtojmë këmbët e oktapodit dhe i skuqim për 3 min nga të dy anët.
- Pastaj shtojmë kaperin, dhe domatet e ndara në gjysmë.
- I vëmë kapakun, dhe në zjarr të ulët e gatuajmë për 40 min.
- E provojmë me majën e thikës që futet dhe del kollaj nga pjesa më e trashë e oktapodit. Nëse domatet nuk kanë sh lëng, shtoni 1 filxhan kafeje me ujë të nxehtë.
- Pasi lëngu të jetë trashur dhe oktapodi zier, shtojmë dhe ullinjtë. I gatuajmë edhe për 5 min të tjera dhe e fikim.


Leave a Reply