Peshk barbun i thellësive në tigan me domate dhe me erëza është receta që po ju propozoj për sot. Këtë gatim e bëra kur ishim me pushime në Otranto. Aty vendalinjtë e quanin këtë lloj barbuni, barbuni i shkëmbinjve sepse gjendej në thellësi dhe në afërsi të shkëmbinjve.
Në fakt këtë varietet të barbunit e kisha parë vetëm kur e kapi im vëlla me fuzhnje në Ksamil para disa kohësh, po mendova se ngjyrat i kishte të ndezura sepse sapo ishte kapur 🤣. E paskam patur gabim 😅
Meqë isha e pyeta zotërinë, si e gatuani ju? Dhe ai më tha:
“Ecco, noi lo cuciniamo…” (ok për shaka se do jua them shqip pa merak)
Ai më tha që e gatuanin ose thjesht në tigan të skuqur, në pllakë (zgarë e sheshtë) ose me salcë. Kjo metoda e fundit më intrigoi dhe e provova. Në Shqipëri në fakt vetëm friturë e kam hasur. Kështu lindi kjo recetë për Peshk barbun i thellësive në tigan.
Peshk barbun i thellësive në tigan
Përbërësit
- 🔹️ 5 barbun të mëdhenj sa gjatësia e pëllëmbës
- 🔹️ 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 🔹️ 1 hudhër e ndarë përgjysmë
- 🔹️ 1 tufëz majdanoz e grirë
- 🔹️ 4-5 lugë gjelle salcë domate tip passata (lëng)
- 🔹️ pak spec djegës
- 🔹️ kripë
Instructions
- Në një tigan skuqim disa sekonda hudhrën e majdanozin në vaj ulliri.
- Shtojmë barbunin dhe e mbyllim tiganin me kapak për 3 minuta.
- Shtojmë salcën si video, kripë dhe pak spec djegës dhe ulim nxehtësinë në minimum.
- E lëmë të gatuhet për 5 minuta fiks.
- Më pas me shuuuuumë kujdes kthejmë barbunin nga ana tjetër (është lloj peshku që thërrmohet kollaj) dhe e lëmë të gatuhet edhe për 5 minuta të tjera.
- E servirim me pak limon dhe majdanoz të freskët përsipër.
Eri
21 Janar, 2024 at 1:51 pmSuper! Do ta provoj patjetër! 🙏
Italianët në fakt, të jugut sigurisht, ju pëlqen shumë ta bëjnë në tigan peshkun të shoqëruar shpesh me salcë apo domate. Të sygjeroj të provosh një recetë napoletane “Orata all’acqua pazza”, jam e sigurt që do ta shijoni 😊
Bake My Day Happy
21 Janar, 2024 at 1:58 pmE kam dëgjuar shumë këtë por do ta kontrolloj dhe do ta bëj
Xhulja
20 Janar, 2024 at 5:26 pmTe lumshin duart. Amazing 👌🥰
Bake My Day Happy
20 Janar, 2024 at 5:27 pmFaleminderit Xhulja 🥰