Sot po ju shkruaj këtë recetë për biskota me miell tërshëre dhe hurma arabie me pak kalori. Që kur t’ju hahet diçka e mirë mos ndiheni në faj ☺.
Që kur kam filluar të shkoj rregullisht në palestër, ndjej se herë pas here kam nevojë për diçka të ëmbël. Ndonjëherë ha ndonjë hurmë arabie e ndonjëherë tjetër dua diçka më të mirë.
U bë disa muaj që përdor produktet proteinike të Better-Me dhe një nga këto është edhe mielli i tërshërës i pasuruar me proteina. Përveç se e kam përdorur në smoothies, mendova ta testoj në pjekje dhe ja ku po ju nxjerr këto Biskota me miell tërshëre dhe hurma arabie. Bashkë me recetën u kujdesa t’ju vendos edhe kaloritë respektive, se hej, vera po vjen. Kujdes me ëmbëlsirat hihihi.
Megjithatë, për ata që përtojnë të ndezin furrën, në blogun time keni edhe një recetë për toptha me tërshërë.
Biskota me miell tërshëre dhe hurma arabie
Notes
Mund ti konsumoni në mëngjes së bashku me një gotë qumësht për ta konsideruar si vakt të plotë, ose ti hani si snack pa u ndier në faj
Përbërësit
- 🔹️ 1 vezë
- 🔹️ 150g hurma arabie pa bërthamë
- 🔹️ 40g gjalpë bajameje
- 🔹️ 150g miell tërshëre Better-Me
- 🔹️ 1 l kafe pluhur pjekës
- 🔹️ 1 filxhan kafeje me ujë
Instructions
- Ndezim furrën në 180 gradë celsius
- Në një mikser me thika grijmë hurmat e arabisë me ujin sa masa të bëhet thuajse homogjene.
- Heqim dy lugë nga brumi i hurmave dhe pjesën tjetër e lëmë mënjanë pasi është mbushja.
- Rrahim vezën me brumin e hurmave të arabisë dhe gjalpin e bajameve sa masa të bëhet homogjene.
- Shtojmë 150g miell tërshëre Better-Me , pluhurin pjekës dhe e trayojmë me spatul silikoni sa brumi të lidhet.
- Shtrojmë qese celofani mbi banakun e punës dhe hapim brumin sipër saj në formë drejtkëndore si në foto.
- Shtrojmë mbushjen e hurmave dhe e bëjmë role.
- Presim me thikë 14 biskota dhe i sistemojmë mbi tavën e lyer me pak spray antingjitës (ose letër pjekjeje).
- I shtzpim pak me dorë biskotat sa trashësia të jetë gjysmë cm.
- I pjekim për 15 minuta dhe në fund i spërkasim me pak kanellë.
Nutrition Facts
Biskota me miell tërshëre dhe hurma arabie
Serves: 14 biskota
Amount Per Serving: 2 biskota
|
||
---|---|---|
Calories | 272kCal | |
% Daily Value* | ||
Total Fat 8g | 12.3% | |
Saturated Fat 2g | 10% | |
Trans Fat 0g | ||
Cholesterol 23mg | 7.7% | |
Sodium 27mg | 1.1% | |
Total Carbohydrate 41g | 13.7% | |
Dietary Fiber 8g | 32% | |
Sugars 14g | ||
Protein 9g |
Vitamin A 0% | Vitamin C 0% | |
Calcium 3% | Iron 3% |
* Percent Daily Values are based on a 2,000 calorie diet. Your daily values may be higher or lower depending on your calorie needs.
Bake My Day Happy
Leave a Reply