Ja ku mbërrijmë tek dita e tretë dhe propozimi im është kjo supë me farro dhe perime të ndryshme.
Për sa kohë kaloi me sukses edhe provën e familjes sime, ju siguroj që do ju pëlqejë edhe ju.
Në postimin e parë për recetat me farro, ju thashë që të zieni një sasi të mirë me farro që ta keni për ta përdour për javën. Kjo ju shkurton dhe shumë kohë mbi të gjitha.
Ja psh për këtë supë me farro dhe perime të ndryshme ju shkurton me 30 minuta zierjen. Ia vlen, apo jo?
Është shumë e rëndësishme që të parapërgatisni këtë recetë për pastën e perimeve pasi është baza e shijes. Kjo pastë perimesh, duron në frigorifer për 1 muaj kështu besomëni, ia vlen ta keni në shtëpi dhe jo vetëm për këtë recetë.
Nëse jeni me dietë dhe nuk doni të konsumoni shumë kalori, kjo supë është ideale. Shkon perfekt nëse doni ta shoqëroni edhe me ndonjë fileto pule e ndonjë patate furre :-).
Ok, po jua lë fjalët mënjanë e po ju lë të shikoni videon më poshtë. recta dhe vlerat nutritive i gjeni në fund.
Ju bëftë mirë.
Supë me farro dhe perime të ndryshme
Përbërësit
- 🔹️ 150g farro i zier
- 🔹️ 200g patate në kuba
- 🔹️ 150g kërpudha
- 🔹️ 80g karota
- 🔹️ 100g spinaq i ngrirë
- 🔹️ 1 tufëz majdanoz
- 🔹️ 10g gjalpë bajamesh
- 🔹️ 1 lugë gjelle pastë perimesh
- 🔹️ 1 litër ujë
Instructions
- Në një tenxhere hedhim të gjithë përbërësit e supës përveç gjalpit të bajames.
- E yiejmë supën për gati 25 minuta ose deri sa patatja të jetë zbutur shumë mirë.
- Kur uji i supës të jetë thuajse përgjysmuar, e heqim nga zjarri dhe shtojmë gjalpin e bajames i cili do ti japë shumë kremozitet supës.
- Sipas dëshirës, mund ti shtoni edhe pak lëng limoni.
Nutrition Facts
Supë me farro dhe perime të ndryshme
Serves: 4 persona
Amount Per Serving: | ||
---|---|---|
Calories | 138kCal | |
% Daily Value* | ||
Total Fat 5g | 7.7% | |
Saturated Fat 1g | 5% | |
Trans Fat 1g | ||
Cholesterol 0mg | 0 | |
Sodium 294mg | 12.3% | |
Total Carbohydrate 22g | 7.3% | |
Dietary Fiber 4g | 16% | |
Sugars 2g | ||
Protein 5g |
Vitamin A 227% | Vitamin C 23% | |
Calcium 6% | Iron 8% |
* Percent Daily Values are based on a 2,000 calorie diet. Your daily values may be higher or lower depending on your calorie needs.
Bake My Day Happy
Leave a Reply