A e dini se pluhur turmerik i bërë vetë në shtëpi mund të bëhet fare kollaj?
Në fakt para se të kaloj tek receta, dua të ndaj pak info shtesë. Turmeriku, apo shafrani i Indisë apo curcuma janë deri diku e njëjta gjë. Për të qënë politikisht korrekt, turmeriku është formati pluhur i curcuma longa; zhardhoku i cili përmban super-substancën curcumin (kurkumin). Them super-substancë, pasi është vërtetuar shkencërisht efekti anti inflamator dhe antioksidant që përmban.
Një arsye më shumë për ju të të bëni Pluhur turmerik i bërë vetë në shtëpi.
Prej disa vitesh unë kam investuar në një dehydrator të cilin e kam përdorur rregullisht. Mund të gjeni të gjitha recetat që kam bërë me të duke klikuar këtu.
Mund ti thani edhe në furrë, mirëpo koha e tharjes është shumë më e gjatë dhe ndoshta nuk I than plotësisht, por jo e pamundur.
Do thoni ju, po pse a nuk ka tregu pluhur turmeriku që duhet ti futemi angarisë ta bëjmë vetë?
Po, tregu ka, biles ka disa lloj cilësish, por ju garantoj, nëse provoni zhardhokun e freskët do dalloni ndryshimin në shije. Kjo metodë tharje dhe bluarje bën që edhe pluhuri I turmerikut të ruajë më shumë shijen e atij të freskëtit. Këtë jua garantoj unë pasi u bë kohë që nuk blej të gatshëm në treg.
Për përdorimin e turmerikut, keni plot receta, biles disa të trumbetuara edhe si super ushqime (që dhe janë në fakt). Ama ju lutem, kini kujdes në përdorimin e tij. Flas këtu jo vetëm për sasinë e perdorur, por dhe mënyrën e përdorur. Pluhuri I turmerikut duhet konsumuar gjithmonë I gatuar, mundësisht I hedhur që në fillim të çdo recete, ndryshe është shumë I rëndë për organizmin. Gatimi, nuk ia dëmton cilësitë aspak, kështu mos u shqetësoni.
Tani po ju lë të shikoni videon, e nëse e tentoni, pres përshtypjet tuaja.
Leave a Reply