Ky Kungull butternut i pjekur në airfryer- është një nga recetat më të shpejta që mund të përgatisni. Zgjodha varietetin butternut (ky si këmborë) pasi është i vogël dhe mund të piqet i tëri në airfryer. Një recetë ideale për dy persona.
Receta nuk përmban mish dhe e bën shumë të përshtatshme edhe për ata që ndjekin një rregjim vegjetarian/vegan.
Në këtë blog, mund të them se të fiksuarit ndaj kungullit mund të gjejnë vetveten. Unë e adhuroj kungullin e kush më ndjek prej kohësh tashmë e di këtë.
Mjafton të kërkoni Kungull në këtë blog dhe mund t’ju dalin mbi 20 receta të ëmbla e të kripura.
Receta për Kungull butternut i pjekur në airfryer është dhe e bukur për tu servirur në fakt 🙂 jo vetëm e shijshme.
Gjithsesi, e di që nuk para pëlqeni të lexoni shumë fjalë në këtë blog, ndaj po ju lë të lexoni recetën.
Kungull butternut i pjekur në airfryer
Përbërësit
- 🔹️ 1 kungul butterbut i vogël
- 🔹️ 1 hudhër
- 🔹️ ½ kupë drithra mix (quinoa, mel, oriz integral)
- 🔹️ 1 grusht spinaq
- 🔹️ 1 tufë sherebelë
- 🔹️ disa domate qershi
- 🔹️ kripë e vaj ulliri
Instructions
- Lajmë shumë shumë mirë kungullin. E ndajmë në gjysmë dhe i heqim farat.
- Tek secila gropëz vendosim gjysmën e hudhrës si në video dhe e sistemojmë në koshin e airfryer.
- Shtojmë vaj ulliri, kripë dhe sherebelin. E pjekim kungullin në 180° për 40 minuta (10min e fundit me letër alumini sipër).
- Ziejmë drithrat mix në ujë të bollshëm sa të zbuten e më pas i kullojmë.
- Në një tas shtojmë domaten e prerë, gjethet e spinaqit dhe drithrat e ziera.
- Pasi heqim kungullin, sherebelën e pjekur e thërrmojmë te sallata.
- Shtojmë hudhrën e pjekur, vaj ulliri dhe e trazojmë.
- Mbushim kungujt dhe i servirim të ngrohtë ose të ftohtë, shijojnë shumë mirë në të dy format.
Leave a Reply