Kjo recetë për Tortija (tortilla) me miell misri blu mund te jetë më e veçanta që mund të gjeni në këtë blog.
Por, përpara se ta nis me recetën, më lejoni t’ju shpjegoj pak se përse mielli Maseca ndryshon nga mielli normal i misrit.
Mielli i misrit që ne shqiptarët përdorim është miell që përftohet nga bluarja e kokrrës së misrit në mulli. Pra, pasi është tharë kokrra e misrit, bluhet në mulli. Në Shqipëri kemi miellin e bardhë apo të verdhë, në varësi të ngjyrës së misrit.
Mielli i përdorur për këto Tortija (tortilla) me miell misri blu përftohet nga paragatimit i kokrrave të misrit “blu” (si në foto)
Për miellin Maseca, misri fillimisht zihet ne ujë me gëlqere. Me pas kokrrat thahen mirë dhe bluhen. Kjo bën të mundur që mielli të marrë maksimumin e shijes së misrit. Kur ky miell bashkohet me ujin, I ngjason shijes së misrit të zier.
Në tregun meksikan, mielli maseca gjendet në tre forma, blu, të bardhë dhe të verdhë, në varësi të misrit të përdorur.
Në kuzhinën meksikane, mielli maseca (maseka) zë një vend shumë të rëndësishëm. Me të përgatiten tortillat për tacos, për tamales etj etj.
Ok, tani boll me informacionet e po ju lë të ndiqni recetën. Shihni videon për mënyrën e më poshtë lexoni recetën.
Tortija (tortilla) me miell misri blu
Notes
Kjo metodë vlen për të tre llojet e miellit maseca, atë blu, të bardhë e të verdhë.
Përbërësit
- 🔹️ 2 kupa miell masa (mielli i misrit meksikan)
- 🔹️ 1 ¼ kupë ujë të vakët
- 🔹️ 1 lugë çaji kripë.
Instructions
- Përzjeni në një enë të madhe ujin, kripën dhe miellin maseca.
- Punoni brumin me duar deri sa masa të jetë homogjene dhe ta ndjeni jo shumë ngurtë midis gishtave tuaj.
- Ndani brumin ne 16 toptha me 30 gramë secili dhe mbulojini me nje picetë.
- Hapni një e nga një çdo topth në formen e një disku të hollë.
- Ngrohni shumë mirë një tigan gize apo për krepë dhe piqni pitet tortija një e nga një për gati 2-3 minuta secila.
- Pitet e pjekura mbajini të mbuluara me një picetë në mënyrë që të zbuten.
- Konsumojini sipas dëshirës
Leave a Reply