Mini donuts të pjekura në tostierë.
Kjo ishte piastra e dytë e tostit që bleva pardje dhe nuk mund të rrija pa e provuar.
Mund ta përdorni me çdo lloj brumë keku që ju dëshironi në fakt, mgjt unë po ju jap një nga variantet.
Meqë nuk kisha mjaftueshëm miell, shtova 2 lugë miell orizi që i bëri shumë të këndshme.
Mini donuts të pjekura në tostierë.
Serving Size
12 mini donuts
Prep Time
10 minutes
Cook Time
20 minutes
Total Time
30 minutes
Notes
Mirë është të konsumohen direkt se më pas bëhen pak bajate.
Përbërësit
- 🔹️ 3 të verdha vezësh (më tepruan nga ato të kaushit)
- 🔹️ 1 kupë qumësht orizi/lope
- 🔹️ 2 lugë gjelle vaj luledielli
- 🔹️ ¾ kupë miell
- 🔹️ 2 lugë gjelle miell orizi
- 🔹️ ¼ lugë.çaji pluhur pjekës
- 🔹️ ¼ lugë.çaji sodë
- 🔹️ pak kripë
Instructions
- I përziejmë të gjithë përbërësit dhe e lëmë brumin mënjanë sa të ngrohet tosti.
- Mbushim gropat e tostit deri në nivelin maksimal të tyre dhe e mbyllim direkt.
- I lëmë të piqen rreth 4minuta dhe pastaj i shijojmë sipas dëshirës.
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply