Cheesecake San Sebastian (Basque cheesecake) është një version i shpejtë cheesecake, i ndryshëm nga ai klasik.
Ky lloj cheesecake nuk ka nevojë për bazën me biskota dhe gjalpë. Gjithashtu teknika e gatimit është edhe më e thjeshtë sesa ai klasik pasi të gjithë përbërësit hidhen në mikser, përzihen dhe voila janë gati. Me cheesecake klasik, duhet te rrihen përbërësit një e nga një dhe duhet të piqet ne temperaturë më të ulët dhe në banjë-mari.
Karakteristika kryesore e këtij Cheesecake San Sebastian (Basque cheesecake) është tekstura e tij. I butë dhe kremoz në mes, i karamelizuar në sipërfaqe
Në blog keni edhe dy receta të cheesecake klasik si ky këtu dhe ky këtu.
Tani po ju lë në shoqërinë e videos.
Cheesecake San Sebastian (Basque cheesecake)
Përbërësit
- 🔹️ 450g philadelphia
- 🔹️ 200ml panna chef
- 🔹️ 2 vezë
- 🔹️ 1 kupë sheqer
- 🔹️ 2 lugë miell
Instructions
- Ndezim furrën në 220°C. Shtrojmë 1 letëe pjekjeje në tavën që do përdorim dhe bordet e saj i lëmë të ngritura se gjatë pjekjes cheesecake-u fryhet shumë.
- Të gjithë përbërësit i bluajmë në blender dhe i shtrojmë në tavë. E pjekim tavën për 30 min deri sa shtresa sipër merr ngjyrë si kremi karamel.
- E lëmë të ftohet 2-3 orë para se ta heqim nga forma dhe ta presim.
Leave a Reply