Sa të bukur duken këto Snack me çokollatë, apo jo?
Në fakt, mua më teproi një topth energjik nga ata me fara kungulli ( recetën e gjeni këtu), kështu e përdora për këtë snack.
Mund të përdorni çfarëdolloj forme silikoni, mjaft që mos jetë shumë e madhe. Ndryshe nuk do kishte kuptim të quhej snack, apo jo?
Kam filluar ti shkurtoj paksa fjalët e mia në blog, se e di që nuk tërheqin shumë vëmëndje, ndaj po ju lë në shoqërinë e videos.
Nëse I përgatisni, pres përshtypjet tuaja, për mirë apo për kritikë 😊.
Snack me çokollatë
Persons
10
Serving Size
1 çokollatë
Prep Time
5 minutes
Wait Time
30 minutes
Total Time
5 minutes
Përbërësit
- 🔹️ 200g çokollatë e zezë
- 🔹️ 1 lugë çaji vaj kokosi
- 🔹️ mbushje farash ose gjalpë kikiriku, bajameje etj
- 🔹️ pak polen blete
Instructions
- Shkrijmë çokollatën me vajin e kokosit në banjë mari.
- Pasi ka shkrirë, e trazojmë me shpejtësi për ta temperuar paksa dhe hedhim nga një lugë në formën e silikonit për të krujuar shtresën e parë.
- Mbushim format me topthat energjike me fara kungulli të cilat I kemi thërrmuar më parë.
- Bëjmë mbylljen e tyre me çokollatën e mbetur dhe spërkasim pak polen blete.
- E fusim formën në ngrirje dhe pasi çokollata është ngurtësuar, I heqim nga forma.
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply