Toptha energjikë me fara kungulli është receta e tretë që po postoj si ide për snacks. Amantia ishte ajo që më frymëzoi për këto toptha në fakt. Ajo çfarë unë bëra ishte thjesht të krijoja një recetë ekonomike dhe voila, ja ku është.
Mund të them se kjo recetë është kaq e thjeshtë sa do ta përgatisni më shumë sesa një herë. Nëse dëshironi ide të tjera, i gjeni këtu dhe këtu.
Toptha energjikë me fara kungulli
Prep Time
5 minutes
Total Time
5 minutes
Përbërësit
- 🔹️ 200g fara kungulli të grira në mixer
- 🔹️ 1 lugë gjelle gjalpë kikiriku nga ai me copëza kikirikësh
- 🔹️ 1 lugë çaji pluhur maka (ka sjellë teuta ca paketime të vogla ekonomike) opsionale por i jep sh shije
- 🔹️ 1 lugë çaji shurup panje ose mjaltë
- 🔹️ 1 lugë çaji fara chia
Instructions
- Lëmë mënjanë 1 lugë gjelle pluhur farash kungulli se na duhen për veshjen.
- Të gjithë përbërësit e tjerë i bashkojmë deri sa të lidhet masa.
- Me duar pak të lagura formojmë tothat dhe i lyejmë farat e kungullit që lamë mënjanë.
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply