Kafe elbi (orzo) me pluhur Maca

Jump to recipe

Kjo Kafe elbi (orzo) me pluhur Maca është ideale pë rata persona të cilët duan të ulin konsumin e kafeinës nga dieta e tyre. Elbi është në shije zëvëndësuesi më I përafërt me kafen, veçse pa kafeinë.

Gjatë kohës së karantinës, fillova të konsumoj kafe pa masë ndaj mendova që një dozë ta zëvëndësoja me kafe elbi.

Kështu më erdhi ideja e kësaj pijeje. Do thoni ju po kjo Maca çfarë është?

Maca është një rrënjë e të njëjtës familje si brokoli, lakra apo lakra kale.  Ajo njihet si superfood, si dhe mendohet të ndikojë në rritjen e energjisë. Ndaj, kombinimi I elbit për nga shjija dhe energjia e marrë nga Maca e bëjnë këtë pije, fantastike.

Maca ka një aromë shumë të këndshme dhe I jep një shije super pijes. Mua më ngjan si një ndërthurje mes vaniljes dhe karamelit.

Sipas dëshirës (apo intoleancës), mund ta zëvëndësoni qumështin e lopës me qumësht me bazë bimore. Personalisht nuk e preferoj sheqerin në këtë pije, duke qënë se edhe kafen e pi pa sheqer. Ju mund ti shtoni qoftë sheqer qoftë stevia, sipas dëshirës suaj. Nuk do rekomandoja përdorimin e mjaltit në këtë rast pasi do ndryshonte tërësisht shijen e kësaj pijeje, ndaj nëse nuk doni sheqer, pijeni kështu sic jua sugjeroj unë.

Shkon shumë nëse e shoqëroni me këto role me kungull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading