A keni gatuar ndonjëherë Tavë me salçiçe dhe patate të ëmbël?
Nëse jo, atëherë kjo është receta juaj ideale.
I kam kaq qejf këto tavat që aty ku gatuhet aty dhe piqen, se e keni parasysh, më pak enë për të larë.
Unë u bë shumë kohë që po përdor këto tavat e linjës #greenplanet dhe më ka pëlqyer shumë cilësia. Vëçanërisht kjo me doreza që është kaq praktike dhe me madhësi fix sa për ne të katërt.
Patatet e ëmbla janë një burim shumë I mirë I fibrave, vitaminave dhe mineraleve. Në fakt kush ka bebe në shtëpi e di fare mirë, pasi ky perim këshillohet shumë për tu konsumuar.
Në blog kam disa receta me patate të ëmbël në fakt, por kjo është një nga ato receta që nuk do i ndaheni më.
Sipas dëshirës mund edhe ta qëroni pataten, por personalisht do ju rekomandoja që jo. Perimet rrënjore si patatet, karotat etj kanë shumë vlera në lëkurën e tyre. Unë do të thoja që kanë shije. Për mua këto lloj perimesh të gatuara me lëkurë marrin tjetër karamelizim në pjekje.
Ëmbëlsia e kësaj patateje shkon shumë me salçiçet, por për ta zbuluar dhe për të më besuar mua, do ju duhet ta gatuani.
Pra miq, këtë të mërkurë gatuajini vetes këtë Tavë me salçiçe dhe patate të ëmbël dhe do kënaqeni.
Tavë me salçiçe dhe patate të ëmbël
Përbërësit
- 🔹️ 6 salçiçe
- 🔹️ 1 kokërr hudhër e madhe
- 🔹️ 1 qepë e madhe
- 🔹️ 1 kungulleshkë
- 🔹️ 1 karotë
- 🔹️ 3 speca jeshil e të kuq
- 🔹️ pure domatesh
- 🔹️ 2 patate të ëmbla të vogla ose 1 e madhe (e larë dhe e paqëruar)
- 🔹️ 1 kupë ujë
- 🔹️ 2 tufa kopër
Instructions
- Skuqim qepën, hudhrën në tigan me pak vaj ulliri. Më pas shtojmë kungulleshken, karotat, specat dhe i fërgojmë sa të zbuten.
- Shtojmë pataten e ëmbël të cilën vetëm e kemi larë dhe prerë në copa të mëdha.
- Hedhim erëzat dhe salcën e domates dhe i trazojmë.
- Shtojmë ujin pastaj dhe i lëmë të vlojnë paksa.
- Kur patatja të jetë gjysmë zbutur, shtojmë salçiçet dhe i pjekim në furrë në temp 250°C.
- Para servirjes, thërrmojmë sipër edhe pak djathë të bardhë.
Ani
15 Tetor, 2021 at 7:01 amkete me salcice e bera dhe une dje Nev, vetem qe salcicet duhen nga ato me mish te grire tipike italiane te conad ojo nga ato ehw👍🤩
Bake My Day Happy
15 Tetor, 2021 at 7:12 amPo, salçiçe të freskëta me mish të grirë 👍