Role vegane me petë orizi. Po gërmoja dollapin që të nxirrja makaronat për pastiçen javën e kaluar kur më zuri syri makaronat e orizit (½ pako) dhe këto mbështjellëset e orizit që i kam hapur që vjet dhe kisha harruar që i kisha. Ja pra miq, edhe unë harroj ç’kam në dollap.
Petat e orizit mund ti gjeni në supermarketet që shesin produkte aziatike. Këto peta, nëse I hidhni direct në vaj të nxehtë do bëhen pufka, të ngjashme me shijen e kokoshkave. Megjithatë, duke qënë se të skuqurat, nuk janë të shëndetshme, mos e provoni më shumë se një herë.
Këto ua bëra fëmijëve për në lunchbox por nuk i postova pasi jo të gjithë i hanë të tilla gjëra. Këta të mitë i adhurojnë sepse janë rritur me shije të tilla në fakt. Megjithatë, shumë persona e kanë të vështirë që të provojnë shije të reja.
Herën e parë që i gatova, mu dukën si llastik. Herën tjetër mu dukën sikur edhe haheshin. Ama më pas, duke i bërë shpesh u mësuam dhe tani na pëlqejnë shumë.
Janë një opsion interesant sepse, e para nuk kanë nevojë që të gatuhen dhe e dyta, mbushen me perime dhe ngjajnë edhe bukur.
Në blog, keni edhe një version tjetër që mund ta provoni ta gatuani.
Nëse doni ti provoni këtë version të Role vegane me petë orizi, më poshtë mënyra si ti bëni.
Role vegane me petë orizi
Përbërësit
Për salcën
- Për roletë:
- 🔹️ makarona orizi
- 🔹️ 4 petë mbështjellëse orizi
- 🔹️ 1 kastravec prerë si shirita
- 🔹️ 1 spec i prerë në shirita
- 🔹️ gjethe spinaqi
- 🔹️ filiza soje (kanaçeje)
- Për salcën:
- 🔹️ 1 lugë çaji gjalpë kikiriku
- 🔹️ 1 lugë çaji salcë soje
- 🔹️ pak xhinxher i grirë
- 🔹️ paj vaj susami
- .
Instructions
- Ziejmë 5 minuta makaronat sa të zbuten.
- Marrim 1 petë orizi dhe e zhysim në ujë të ftohtë për 30 sekonda. Zbutet dhe bëhet si qese silikoni dmth.
- Shtrojmë petën mbi banak dhe e mbushim me kastravec, gjethe spinaqi, specin dhe filizat e sojës. Palosim anësoret që të sigurohemi mos dalë mbushja dhe e bëjmë role. Peta ngjitet vetë dhe mbyllet mirë.
- Përbërësit e salcët i trazojmë mirë të gjithë dhe shoqërojmë roletë
Leave a Reply