Rikthehet rubrika pazare me Nevilën. Më në fund gjeta motivimin e duhur pas pushimeve për t’iu rikthyer rubrikës sime të preferuar. Herë pas herë në stories të miat në Instagram kam marrë mesazhe se kur do ti rikthehesha listave 😊. Ja pra, ja ku jam.
Qëllimi I kësaj rubrike nuk është që ju të kopjoni atë që unë bëj, pasi secili prej nesh ka shije të ndryshme. Objektivi kryesor është edukimi me shpenzimet. Na ndodh të gjithëve që nisemi në pazar të blejmë qumësht dhe dalim me 7 qese; ku vetëm qumështin s’kemi blerë.
Kjo ndodh sepse :
- Dalim pa një objektiv të caktuar
- Bëjmë pazar kur jemi të uritur dhe rrjedhimisht blejmë gjëra të panevojshme
- Nuk bëjmë një listë të ushqimeve që na mungojnë realisht në shtëpi
- Ka raste që dalim për pazare edhe për të shtyrë kohën
Këtë rradhë dua ta kombinoj edhe me sfidën e dollapit. Gjatë kësaj periudhe që kam harxhuar kot dhe pa hesap, kam mbushur shtëpinë me ushqime. Ngrirjen me fruta perime të stinës, dollapin me drithra e legume etj.
Pra përveç pazareve të zgjuara, dua të bëj edhe pazaret në dollapin tim që të harxhojmë stokun e krijuar.
Thënë sa më lart, secili prej jush ka një detyrë shtëpie për të bërë në fundjavë.
- Hapni dollapet tuaja dhe hidhni cdo product që I ka kaluar skadenca, prishur ose që nuk e konsumoni dhe e keni blerë kot. Gjithashtu përfitoni të pastroni dhe dollapin në këtë mënyrë.
- Merrni laps dhe letër dhe paralelisht shënoni çfarë keni dhe në çfarë sasie (me kupa a me gramë)
- Përsërisni pikat 1 & 2 edhe për frigoriferin freskues ose ngrirësin tuaj.
- Hartoni nje listë me ushqimet e preferuaja tuaja dhe të familjarëve që jetojnë me ju. Këtë jua këshilloj ta bëni kur jeni të uritur se do keni më shumë ide.
- Shënoni në një listë çfarë produktesh ju mungojnë që të realizoni gatimet e sipërshënuara.
Ja pra miq, më në fund Rikthehet rubrika pazare me Nevilën… sërisht 🙂
Leave a Reply