Bamje të skuqura për në lunchbox?

Bamje të skuqura për në lunchbox? Po po, e lexuat shumë mirë. Që kur kam blerë air fryer-in, nuk kam lënë recetë pa testuar aty. Kësaj rradhe u erdhi radha bamjeve. Nëse fëmijët tuaj nuk I hanë bamjet, atëherë, provojuani në këtë mënyrë.
Kur ime bijë I provoi për herë të parë, më tha:


O ma, pse po mi kthen gjërat urrej në gjëra që më bëjnë të them wow?

Ime bijë


Besomëni që nuk po gënjej dhe as po zmadhoj asgjë. Në fakt e gjeta duke më ngrënë atë që kisha përgatitur, ndaj skuqa prapë. Ajo I shoqëroi me salcë ranch ndaj besoj se kombinimi funksionoi.
Megjithatë, nëse edhe pas kësaj sërisht nuk jua hanë, mund ti zëvëndësoni me mashurka jeshile.

Ose mund të përdorni patate të ëmbël, ose karota, ose qiqra. Ka shumë opsione në fakt dhe air fryer I kthen në chips, ashtu si gjithë kalamajtë I duan. Ok, edhe në, le të mos genjejmë veten 😊

Por të mos zgjatem shumë me fjalë. Mënyra se si I bëra ishte shumë e thjeshtë.

Qërojmë bishtin e bamjeve. I hedhim në një tas klu shtojmë fare pak vaj ulliri dhe pak kripë. I trazojmë me lugë dhe I pjekim në air fryer ose në furrë në temperaturë 200°C për 8 minuta.

Kompozimi I lunchbox-it të sotëm është si më poshtë.

🔹️ 2 feta bukë integrale e thekur

🔹️ 1 kupë bamje të skuqura në airfryer           

🔹️ 1 lugë çaji salcë ranch

🔹️ 2 arra

🔹️ disa kokrra hide

🔹️ 1 fetë djathë guda

🔹️ 1 fletë sallatë jeshile

🔹️ pak pjeshkë dhe mjedra të ngrira

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading