Fillimin e shkollës mendova ta nisim me toast me gjalpë kikiriku dhe xhelatinë rrushi. Në fakt pak sheqer i shëndetshëm duhet, apo jo?
Ndërkohë që ju kam mësuar se si të ruani frutat e stinës kur i gjeni më çmim të lirë, mos neglizhoni të shtoni edhe ato të stinës aktuale. Edhe vjeshta fatmirësisht na siguron shumë fruta, ndaj përdorini sa më shumë
Në këtë postimin këtu, ju kam treguar se si duhet të përgatitemi për drekën në shkollë të fëmijëve. Ndërsa këto ditë, por edhe gjatë shkollës, do të postoj herë pas here ushqimin e fëmijëve të mi
Pandemia sërisht na la me turne dhe me shumë gjasa, sërisht fëmijët nuk do lejohen të hanë në shkollë.
Pas kthimit në shtëpi, jua garantoj që gjëja e parë që do bëjnë është të hanë, ndaj le tua bëjmë gati.
Ok tani, le të kthehemi te propozimi I sotëm.
🔹️ 1 panine hot dog
🔹️ 1 lugë çaji gjalpë kikiriku
🔹️ 1 lugë çaji xhelatinë rrushi ose marmalatë
🔹️ 1 gotë galetë (thërrime buke)
🔹️ 1 fetë proshutë gjel deti
🔹️ 1 fetë djathë guda
🔹️ 1 fletë sallatë jeshile
🔹️ pak arra pecan, rrush I zi dhe mjedra të ngrira
Ndajmë paninen e hot dogut në gjysëm. Njërën e bëjmë sanduiç me djathë e proshutë gjel deti. Tjetrën e bëjmë Toast me gjalpë kikiriku dhe xhelatinë rrushi. E fusim në toster për ta thekur dhe voila u krye 😊.
Leave a Reply