Mjetet e duhura për ushqimin me vete

Kush mund të jenë mjetet e duhura për ushqimin me vete?



Në fakt çdo lloj ene pa diskutim bën punë. Një nga problematikat sot është që fëmijët kanë turp të marrin bukën me vete. Kështu, avantazh është t’ua bësh të bukur, tërheqëse për syrin në mënyrë që t’u tërheqë vëmendjen të gjithëve.


Ama në këtë postim dua të ndaj pak me ju çfarë enësh të përdorni për transportin e ushqimit.

Blini në dyqan mbajtëse plastike të vogla si këto në cepin e majtë të fotos. Këto shërbejnë për të transportuar marinadën e sallatës pa u derdhur, majonezë, gjalpë kikiriku, mjaltë, reçel apo ndonjë gjë tjetër të lëngshme.

Tasi katror i vockël mund të përdoret për arrorrë (arra, lajthi, bajame etj) ose fruta të vogla si mana, boronica, rrush, hide etj…

Tasat idealë do ishin si këta prej inoxi me 5 ndarje sepse aty fut ushqimet (të thata). Enët prej inoxi kanë avantazhin që lahen kollaj dhe në lavastovilje dhe nuk mbajnë erë ilaç.

❗ Disavantazhi është që në Shqipëri mezi gjen si kjo në foto. Gjithashtu, janë vetëm për ushqime të thata pasi në transport të lëngëtat si supa apo gjella derdhen.

❗ Enët plastike janë të lehta, gjenden kollaj në treg ama duhen larë me dorë për të evituar aromat që ngelen prej larjes në lavastovilje.

Për të transportuar supë apo gjellë apo çdo gatim të lëngët për veten tuaj apo fëmijët, blini termusë me grykë të madhe, kështu dhe ushqimi rri i ngrohtë.

Gjithmonë vendosni 1 lugë dhe pirun të vogël me vete.

Në kë blog keni kategorinë e dedikuar per ushqimin me vete (linku këtu). Ndërsa në këtë postim ju kam informuar për Mjetet e duhura për ushqimin me vete.

Nëse keni pyetje, ju lutem më lini pyetjen tuaj në komente dhe unë do ju përgjigjem.

Let’s make school lunchbox cool again.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading