Po t’ju thoja që kjo recetë për Donuts të pjekura në air fryer është receta që i afrohet më shumë atyre të skuqura, do më besonit?
Recetave të #njëjavëaifryer iu shtua edhe kjo e donuts të gatuara pa vaj.
Brumin e bëra 1 natë para dhe e hapa në mëngjes. Kështu mund ta përgatisni edhe gjatë javës para se të ikni në punë.
Jo më kot po e postoj sot si ditë e premte, që para se të ikni në shtëpi, blini produktet që ju duhetn, dhe provoni këtë recetë
Ndërkohë që isha duke e shkruar këtë postim, nuk e kisha vënë re tim bir pas krahëve, vetëm kur dëgjova:
Pra ti do na gatuash këto për nesër?
Dhe buzëqeshja e tij i ngjante shumë asaj të Grinch-it hihihihihi
E di që mezi po prisni të lexoni recetën për Donuts të pjekura në air fryer, ndaj po ju le ta lexoni rehat.
Donuts të pjekura në air fryer
Përbërësit
Për donuts:
- 🔹️ 3 kupa miell
- 🔹️ 1 vezë
- 🔹️ 1 lugë gjelle gjalpë në temp ambjenti
- 🔹️ 120ml qumësht
- 🔹️ 1/4 lugë çaji maja birre
- 🔹️ 3 lugë gjelle sheqer
- 🔹️ pak vanilje
Për shtresën e sipërme:
- 🔹️ 1 kupë sheqer pluhur
- 🔹️ 2 lugë gjelle qumësht.
Instructions
- Në darkë përziejmë përbërësit e brumit. Brumi do jetë pak i ngjitshëm po s’ka problem. Pasi i kemi përzier mirë, me duart pak të lagura i japim formë rrumbullake brumit dhe e spërkasim pak me miell. E mbulojmë enën dhe e lëmë gjithë natën mbi banak.
- Të nesërmen, spërkasim banakun me miell dhe me kujdes hedhim brumin tashmë shumë të fryrë pa u munduar ta punojmë.
- E hapim me petës deri ne trashësi 2 cm dhe i presim në forma donuts.
- Ndezim airfryerin në temperaturë 195°C.
- Marrim donuts treshe treshe dhe i sistemojmëte koshi i nxehtë dhe sipër me një furçe i lyejmë donuts me pak vaj. I pjekim për 4 minuta.
- Përziejmë sheqerin pluhur me qumështin, masa duhet shumë e trashe pa merak.
- Zhysim donuts dhe i lyejmë mirë vetëm nga njëra ana (sheqeri kullon vetë) dhe i shijojmë ose të ngrohta ose të ftohta
Leave a Reply