Fileto pule në air fryer është nga ato receta që mund të konsiderohet perfekte për këtë pajisje. Detajet mbi përdorimin e fritezës me ajër tashmë I keni lexuar në këtë postimin këtu, ndaj tani ju mbetet veç ta provoni të gatuani.
Mënyrat si mund të gatuani një fileto pule në air fryer janë të pafundme, por më kryesorja është ta marinoni paraprakisht.
Pula ka shije shumë neutrale ndaj ajo që I përmirëson shijen janë erëzat dhe marinimi. Mund ti marinoni filetot dhe ti ruani në qese me mbyllje me zip në ngrirje dhe ti shkrini para përdorimit. Kështu do të keni një ushqim gjysmë gati për ato ditët e javës kur nuk keni kohë të gatuani ama që doni të hani mirë.
Kur të gatuani pulë në air fryer, duhet të kini parasysh disa këshilla.
- Mirë është që pula të mos jetë me kocka (vetëm nëse gatuani trashkofshën).
- Pjesët duhet të jenë të të njëjtës madhësi, që të piqen njëkohësisht.
- Mundohuni që mos ta hapni shpesh koshin e fritezës, ndryshe do humbisni ngrohtësi dhe rrjedhimisht gatimi nuk përfundon brenda minutazhit.
Sugjerimi im për sot është kjo recetë, tani pres nga ju se si do ta realizoni.
Për ta shoqëruar mund të gatuani patate baby në airfryer (receta së shpejti), ose pure patatesh, ose thjesht sallatë mikse.
Fileto pule në air fryer
Përbërësit
- • 500g fileto pule pa lëkurë (dy gjysmë gjokse)
- • 1 lugë gjelle vaj ulliri
- • Lëngu dhe lëkurat e një limoni
- • 1 majë luge piper I kuq djegës
- • 1 lugë çaji piper I kuq jo djegës
- • pak kripë kokërr madhe
- • rigon
- • 1 degëz rozmarinë e freskët
Instructions
- Në një qese me mbyllje zip hedhim gjithë përbërësit.
- Mbyllim qesen dhe me duar trazojmë mirë fileton që të marinohet nga të gjitha anët. E lëmë pulën të marinohet për gati 30 minuta minimum.
- Sa më shumë të marinohet pula, aq më e mirë do bëhet. Pra mund ta marinoni edhe një natë para dhe ta mbani në frigorifer.
- Ngrohim air fryer-in në temperaturë 200°C. Kur pajisja të japë sinjalin që është ngrohur (2 minuta), sistemojmë filetot në kosh dhe I lëmë të gatuhen për 35 minuta.
- Në minutën e 18-të kur pajisja të japë sinjalin, I rritullojmë me kujdes, ama për të patur një rezultat të mirë, nuk duhet ta nxirnni koshin më shumë sesa 1 herë.
- Pasi program ka mbaruar, I lëmë filetot e pulës Brenda edhe për 5 minuta që lëngjet të rishpërndahen dhe mishi të bëhet I butë.
- E shoqërojmë pulën me patatet e pjekura në air fryer.
Leave a Reply