Shpesh na ndodh që kur blejmë mish, disa pjesë nuk janë prerje të mira. Kanë shumë lëkurë ose dhjamë ose pjesë muskuli etj. Për ta gatuar në mënyrë të shijshme unë përdor multicooker. Ndaj sot po ju tregoj si ta bëni këtë mish viçi në multicooker e t’ju duket sikur po hani biftek.
Siç e shihni në foto, vetëm biftek që nuk është. Ka shumë lëkura dhe pjesët nuk janë dhe aq të mira. Nëse jeni si puna ime që nuk duroj dot asnjë fije lëkurë apo dhjamë, ky lloj mishi është mallkim.
Programi P06 i këtij version multicooker ka opsionin gatim i ngadaltë. Ky program gatuan në temperaturë të ulët për një kohë të gjatë dhe kjo bën të mundur që mishi të “shkrihet” në gojë kur e ha. Gjithashtu mund tia heqësh lëkurat dhe dhamin kaq kollaj nga mishi.
Duhet patur dhe kujdes kur përdorni multicooker-in. Shpesh ngatërrohet me tenxheret e thjeshta dhe i hedhim më shumë ujë nga sa duhet gatimit.
Mendojeni që këtu uji NUK avullon. Pra sa ujë do i hedhësh në fillim, aq do kesh në gatim. Përveç rastit kur gatuan fasule se ato e thithin ujin, ose më shumë kur ka ushqime që lëshojnë vetë ujë si psh perimet.
Thënë kjo, le të kalojmë te receta per mish viçi ne multicooker.
Mish viçi në multicooker
Përbërësit
- 4 pjesë mishi viçi muskul
- 2 lugë çaji miell
- 1 lugë çaji piper i kuq jo djegës
- Pak piper i zi
- Kripë
- Pak rigon
- 100ml ujë
- 1 dafinë
- 3 thelpinj hudhër
- Patate të pjekura për servirjen
Instructions
- Përziejmë miellin me erëzat.
- Lyejmë mishin nga të dyja anët dhe e skuqim fare pak mishin në opsionin Fërgim (P05).
- Shtojmë hudhrat, dafinën dhe ujin.
- Ndezim multicookerin në opsion P06.
- E lëmë të gatuhet për 5 orë (pra kur të vini nga puna do e keni të ngrohtë gati).
- Lëngun e tepërt që mishi ka nxjerrë, mjafton ta trashni pak në opsionin P05 (fërgim) për 8 minuta.
- E shoqërojmë biftekun me lëng dhe me ca patate të pjekura për shije.
Leave a Reply