Dëshironi një recetë të kripur me amaranth? Atëhere, po ju sjell këtë Supë e ftohtë me amaranth e perime.
Një ide e freskët, me pak kalori dhe shumë të përshtatshme për darkë. Nëse në video me të shpejtë e shihni të përgatitur për 1minutë e 50 sekonda, në realitet zgjat 3 minuta (nëse amaranthin e keni të zier paraprakisht). Koha totale së bashku me zierjen e amaranthit 15 minuta
Kështu në blog do të gjeni një version të ëmbël, e një të kripur.
Supë e ftohtë me amaranth e perime
Persons
2
Serving Size
1 kupe
Prep Time
5 minutes
Cook Time
10 minutes
Total Time
15 minutes

Përbërësit
- Për supën e ftohtë:
️ 1/2 domate
️ 1 grusht spinaq gjethe vogël
️ 1cm ginger
️ 2 feta spec jalapeño turshi
️ kripë
️ 200ml ujë
️ 1 lugë gjelle vaj ulliri
️ gjethe nenexhiku për dekor dhe shije dhe copëza domateje
- Për amaranthin:
️ 100g amaranth
️ 300ml ujë
Instructions
- Ziejmë amaranthin në ujë deri sa të thithë ujin dhe të jetë zbutur -gati 10minuta (duke u ftohur trashet edhe më shumë).
- Bluajmë në blender domaten,specin djegës, spinaqin, gingerin, vajin, ujin dhe kripën.
- Ndajmë supën e ftohtë midis dy kupave.
- Në secilën kupë hedhim nga 2 lugë gjelle plot me amaranth.
- Dekorojmë me copëza gjethesh nenexhiku, domate e pak vaj ulliri.
- Para se ta konsumoni trazojeni mirë, shijon më shumë
.
© 2025 Bake My Day Happy 2016-2025




Leave a Reply