Propozimi im për të nisur ditën sot është ky krem me mel- receta ideale për mëngjes.
Para shumë vitesh, kisha blerë një pako me mel. Për kuriozitet se besoj tashmë e keni kuptuar që më pëlqen të eksperimentoj. Herën e parë që e gatova, nuk më pëlqeu dhe pasi e mbajta një vit në dollap e hodh. Po! Pikërisht atë gjë që urrej më shumë dmth. Por kur di se sa benefite ka për shëndetin (lexo këtu), bleva sërisht.
Këto kohët e fundit vendosa ti jap një shans të dytë. Një recetë për mëngjes, të ëmbël dhe fiks për të nisur ditën.
E përshtatshme për personat që vuajnë nga intoleranca e glutenit. Nëse e zevëndësoni qumështin me qumësht vegjetal (kokosi, bajameje, orizi etj) bëhet e përshtatshme dhe për veganët apo ata që vuajnë nga intoleranca e laktozës.
Krem me mel- receta ideale për mëngjes
Përbërësit
- 🔹️ 1/2 kupë mel
- 🔹️ 1 lugë gjelle sheqer kaf
- 🔹️ 1 kupë ujë
- 🔹️ 1/2 kupë qumësht +2 lugë gjelle qumësht për në përzierjen finale
- 🔹️ shurup panje
- 🔹️ fruta
Instructions
- Ziejmë melin, sheqerin ujin e qumështin në zjarr të ulët deri sa të fillojë të trashet. ‘
- Pastaj, e bëra gjysëm kremoz me blenderin e dorës, duke i hedhur edhe pak qumësht plus.
- E ndajmë në dy tasa dhe sipër i hedhim fruta dhe pak shurup panje apo mjaltë, si të preferoni
Leave a Reply