Pseudo drithërat- çfarë janë dhe si ti përdorim

Sot po ju shkruaj për pseudo drithërat- çfarë janë dhe si ti përdorim. Janë pa gluten dhe kanë filluar të gjenden e përdoren edhe në tregun tonë.

Sot, ato që dua të trajtoj janë amaranth, quinoa (lexohet kinua), dhe mel. Të tre këto drithëra nuk përmbajnë gluten natyralisht. Si të tilla janë të shkëlqyera për personat që vuajnë nga Celiakia apo nga alergjia ndaj glutenit. Në këtë mënyrë mund të pasurojnë dietën ushqimore dhe jo vetëm ata, por të gjithë ne.

Janë ideale për t’u konsumuar si nga të rriturit ashtu edhe nga të vegjëlit tanë. Sa më shpejt ti edukojmë me këto shije, aq më shumë do trë bëhen pjesë e rregjimit tonë ushqimor.

Pseudo drithërat- çfarë janë dhe si ti përdorim në gatimet tona?

Këto ” pseudo-drithra” kanë ekzistuar prej shekujsh në fakt, por vetëm së fundmi, bota e modernizuar ka pikasur vlerat e shumta ushqyese që këto fara përmbajnë. Fatmirësisht, edhe në Shqipëri kanë filluar të tregëtohen e të gjenden kollaj në treg.

Mel i pare nga afer

Meli është i pasur me fibra të tretshme dhe të pa tretshme. Kjo e dyta njihet ndryshe si “prebiotic” që mbështet bakteret e mira në sistemin tonë tretës. Kjo lloj fibre ndihmon gjithashtu edhe në pastrimin e kolonës duke reduktuar risqet për tumor të zorrës së trashë.

*Info e marrë nga WebMd.

Amaranth i pare nga afer

Vlerat ushqyese që gjenden tek amaranthi ofrojnë benefite shëndetësore të konsiderueshme. Kjo nëse shoqërohen me nje diete ushqimore të shëndetshme sigurisht. Është burim i rëndësishëm i vitaminës C e cila ndihmon në përthithjen e hekurit, në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut etj.

*Info e marrë nga WebMd.

Quinoa (kinua) shumengjyreshe e pare nga afer

Ndryshe nga gjithë pseudo drithrat e tjera, quinoa është e vetmja proteinë e plotë. Kjo nënkupton që përmban të gjitha aminoacidet esenciale.

Aminoacidet janë elementi kryesor që nderton muskujt, kockat, lëkurën dhe gjakun. Nëntë aminoacidet e klasifikuara si esenciale duhet të merren nga ushqimet në baza ditore sepse trupi yne nuk i ruan ato gjëkundi-Nëntë këto elemente i përmban tërësisht quinoa (lexoje Kinua).

*Info e marrë nga WebMd.

Dje ju tregova dy receta për melin ( e shikoni këtu dhe këtu)se si ta gatuani. Nëse ju pëlqejnë të ëmblat, atëhere kjo tartë me krem meli është fiks për ju.

Ndërsa zonja kinua, tashmë është bërë pjesë e gatimeve tona dhe besoj se shumica e ka provuar të paktën një herë.

Përsa i përket amaranthit, mund të gjeni info në internet mbi të gjithë elementët ushqyes që ka. Disa artikuj thonë që ky “drith” ka aftësinë t’ju bëjë të ndiheni të ngopur për një periudhë më të gjatë. I gatuar, ngjan me rruaza të vogla të cilat kërcasin në gojë kur i përtyp. Si kinua, vetëm se në përmasa më të vogla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading