Në këtë postim, do ju tregoj recetën time për cupcake me krem vanilje dhe boronica.
Minikekët janë një ëmbëlsirë ideale për ti përgatitur jo vetëm për festa fëmijësh. Mjafton të ndryshosh recetën për kremin dhe më të njëjtin kek realizon shumë shije të ndryshme.
Në këtë kategori, do të gjeni edhe receta të tjera për mini kekë sipas shijeve tuaja.
Për sot, po ju ftoj të provoni këtë version për cupcake me krem vanilje dhe boronica.
Nëse ju kapi syri shijet e tjera të minikekëve ju bëj me dije se në postimet pasuese do jua tregoj edhe ato.
Cupcake me krem vanilje dhe boronica
Persons
12
Serving Size
1 Cupcake
Prep Time
10 minutes
Cook Time
25 minutes
Total Time
35 minutes
Përbërësit
- Brumi:
- 🔹️ 2 vezë
- 🔹️ 150ml qumësht
- 🔹️ 1 lugë gjelle uthull
- 🔹️ 130g sheqeer
- 🔹️ 70ml vaj
- 🔹️ 190g miell ëmbëlsirash
- 🔹️ ¼ lugë çaji sodë
- 🔹️ ¾ lugë çaji pluhur pjekës
- 🔹️ ¼ lugë çaji kripë
- 🔹️ 1 bustinë vanilje
- Për kremin:
- 🔹️ 125g mascarpone
- 🔹️ 125ml krem qumështi me bazë shtazore
- 🔹️ 120g sheqer pluhur
- 🔹️ vanilje
- 🔹️ 12 lugë kafe reçel boronice
- 🔹️ 12 boronica
Instructions
- Ndezim furrën në 180°C dhe përgatisim një tave për muffin duke vendosur letrat përkatëse në çdo gropëz
- Bashkojmë qumështin me uthullën dhe e lëmë mënjanë dhe gjithashtu edhe të thatat I bashkojmë bashkë.
- Rrahim vezët me sheqerin sa të bëhen shkumë
- Shtojmë qumështin me uthull, vajin dhe I rrahim mirë.
- Shtojmë të thatat ( miellin, pluhurin pjekës e sodën, kripën) dhe rrahim brumin me mikser sat ë bashkohen mirë.
- E ndajmë brumin midis 12 kupave të tavës për muffin duke I mbushur deri në ¾ e thellësisë.
- I pjekim cupcake-ët në furrë për 20-25 minuta.
- I heqim nga furra dhe I lëmë të ftohen tërësisht.
- Përgatisim kremin duke rrahur njëkohësisht mascarponen, kremin e qumështit, sheqerin pluhur dhe vaniljen.
- Kur mini kekët të jenë ftohur, I dekorojmë secilën duke e future kremin në qese pastiçeri të pajisur më kokën dekoruese.
- Mbi secilin cupcake hedhim reçelin e boronicave dhe
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Zamira Faslija
27 Mars, 2021 at 1:36 pmTe lumshin duart!
Na kenaqe 🥰