Karkaleca krudo të marinuar zor se mund të quhet një recetë në vetvete. Megjithatë, duke menduar edhe për ata që se kanë provuar kurrë mendova të ndaj metodën time.
Sekreti I kësaj pjate qëndron absolutisht vetëm në freskinë e karkalecave. Nëse karkalecat janë të freskët, atëhere suksesi I pjatës është I garantuar. Mjafton të shtoni salcën përsipër dhe për disa sekonda do kënaqni miqtë tuaj krudo-ngrënës.
Para se të kaloj te receta, duhet të keni parasysh metodën e pjekjes në të ftohtë. Nëse doni të konsumoni krudo, mos ia hidhni limonin deri në momentin e konsumit, pasi limoni “gatuan” peshkun. Pra, marinimi paraprak bëhet vetëm me erëza dhe vaj ulliri, ndërsa limoni, në momentin e servirjes në tavolinë.
Kjo është mënyra ime për karkaleca krudo të marinuar.
Karkaleca krudo të marinuar
Notes
Kjo lloj mënyre marinimi mund të përdoret për çdo lloj peshku që duam të hamë krudo.
Përbërësit
- 🔹️ 200g karkaleca shumë të freskët
- 🔹️ 5 lugë gjelle vaj ulliri shumë cilësor
- 🔹️ 1 lugë çaji piper rozë kokërr
- 🔹️ lëngu I ½ limoni
- 🔹️ kripë dhe piper I zi sipas dëshirës
- 🔹️ majdanoz I freskët
- 🔹️pak hudhër e thatë
Instructions
- Karkalecat e freskët I sistemojmë në pjatën e servirjes.
- I spërkasim me piper, hudhër dhe piperin rozë
- Vajin e ullirit e hedhim në një kavanoz ku shtojmë kripën dhe limonin.
- E mbyllim kavanozin dhe e tundim deri sa të formohet një salcë paksa e trashë.
- Para servirjes, hedhim disa lugë sipër karkalecave dhe pak majdanoz të grirë.
Leave a Reply