Receta për sot është Curry vegjetariane me oriz basmati dhe ka pak kalori. Duke hulumtuar librarinë time të librave të gatimit, pashë që kisha këtë @cookinglight e cila listonte dhe kaloritë për secilin gatim dhe mendova pse mos ta provoja të numëroja kaloritë e gjërave që marr?!
Kjo që shihni në foto ka 408 kalori brenda dhe nëse doni t’ju sugjeroj një recetë mëngjesi me 214kcal, ju them këto muffins janë super.
Curry vegjetariane me oriz basmati
Persons
4
Serving Size
1 racion
Prep Time
5 minutes
Cook Time
15 minutes
Total Time
20 minutes
Përbërësit
- 🔹️ 30G Oriz basmati integral
- 🔹️ 2 kupa ujë e pak kripë.
- Orizin e ziejmë në temp të ulët dhe pasi të jetë gatuar e lëmë mënjanë.
- Veggie curry: (për 4 racione, 3 të tjerat ngrijini për më vonë ose jepjani familjes)
- 🔹️ 1 kupë qiqra të ziera
- 🔹️ 1/4 qepë në kuba
- 🔹️ 1/2 patate të ëmbël të prerë në kuba 2cm.
- 🔹️ 4 lulka të vogla lulelakër të prera në dysh
- 🔹️ 2 l gjelle vaj ulliri
- 🔹️ 2 kupa ujë
- 🔹️ 1/2l kafe kripë
- 🔹️ 2 lugë kafe curry dhe spec djegës (opsional speci)
- 🔹️ 3 lugë gjelle salcë domate
Instructions
- Gatuajme orizin duke e zier deri sa të thithë lëngun.
- Për të përgatitur curry-n vegjetariane veprojmë si vijon:
- Skuqim pataten e ëmbël në vajin e ullirit për 2 minuta.
- Pastaj shtojmë qepën, lulelakrën, curry-n, kripën dhe e trazojmë.
- Shtojmë qiqrat, salcën dhe ujin dhe e ziejmë në zjarr të ulët për 10-15minuta aq sa patatja të zbutet. Nëse lëngu avullon shtoni nga pak.
- Për ta servirur, marrim 1 kupë (1 filxhan çaji nga këto të lokaleve) gjellë dhe orizin integral. Shtojmë dhe 1 lugë çaji kos grek dhe pak majdanoz.
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply