#6 Know your farmer – Explore your local foodscape
Kjo ishte sfida për sot, të njihemi me fermerin vendas dhe të blejmë prej tyre.
Sot për sfidën e #eatsmartchallenge nga @foodfortomorrow zgjodha të sjell fruta të cilat i kam marrë nga @mjedraola dhe @ferma_ime.
Nuk ka recetë, por vetëm një informacion mbi dy fermerët që zgjodha të sjell sot.
Ola e @mjedraola, një ish punonjëse banke e cila sot manaxhon një fermë mjedrash, më kënaqi me prodhimin e saj. Mjedra super fantastike dhe me super çmim. Nëse nuk e ndiqni Olën, çfarë prisni ende?
Turi i @ferma_ime , një zotëri me zemrën flori dhe duart e arta, që jo vetëm prodhon produkte fantastike, por na jep dhe mundësinë që edhe ne “qytetarët” larg fermave të bëhemi fermerë duke na dhënë me qera pjesë të tokës dhe të mësojmë si ta mirmbajmë dhe të shijojmë prodhimet prej saj. Për këdo që i pëlqen të ketë prodhimet e mbjella nga duart e veta por në pamundësi për të zotëruar një copë tokë, Turi jua mundëson. Go follow 🥰. Unë sot zgjodha të vij me boronicat, ama kush më ka ndjekur dhe më parë i ka parë me sytë e veta prodhimet e shkëlqyera të @ferma_ime. .
Megjithatë, ka plot ferma të vogla të tjera të cilat dua ti përgëzoj dhe ti uroj që ta vazhdojnë sa më gjatë aktivitetin e tyre.
Leave a Reply