Sot dua të ndaj me ju recetën për perime të pjekura me bulgur e pite.Por përpara recetës dua t’ju tregoj qëllimin e saj. E për këtë do kthehem mbrapa në kohë, në muajin Tetor. Gjatë këtij muaji, ambasada Suedeze organizon çdo vit eventin Eat Smart Challenge.
Ky event ka si qëllim ndërgjegjësimin se si të gjithë së bashku, mund të ndikojmë në mënyrën e të ushqyerit tonë, duke reduktuar tepricat ushqimore, duke konsumuar prodhimet vendase e sipas stinëve etj.
Për mua ky ishte viti I dytë I pjesëmarrjes dhe në postimet që do vijojnë do ju tregoj kush ishin sfidat dhe çfarë gatova unë gjatë kësaj jave.
Go Green- vegetarian for a day. Kjo ishte dita e parë e sfidës #eatsmartchallenge .
E keni vënë re se priremi të hamë më shumë kur ushqimi na serviret si bufe? Epo, kështu mund të veproni edhe me pjesëtarët e familjes që nuk e konsiderojnë vaktin si të tillë pa mish 😆. Unë zgjodha perime të pjekura e të freskëta të shoqëruara me bulgur. Mos u trembni nëse piqni perime me shumicë, si ju kam mësuar unë me parapregatitjet e javës? Mund ti ripërdorni tepricat duke i transformuar në një pjatë tjetër, por këtë, do jua tregoj më vonë 😉.
Perime të pjekura me bulgur e pite
Përbërësit
- 🔹️ 3 karota
- 🔹️ 200g lakra brukseli
- 🔹️ 1 patëllxhan në kuba
- 🔹️ 1 hudhër e plotë
- 🔹️ 2 kupa bulgur kokërr mesëm
- 🔹️ 4 kupa ujë
- 🔹️ kripë
- 🔹️ 2 l gjelle vaj ulliri
- 🔹️ 6 pite tortilla të gatshme
Instructions
- Karrotat, lakrat e brukselit, hudhrën, patëllxhanin, i kripoim dhe i spërkasim me vaj ulliri.
- I pjekim në opsionin grill deri sa të marrin ngjyrë të bukur dhe vende vende të zezë.
- Ziejmë bulgurin duke I shtuar ujin dhe pak kripë.
- Të gjitha mund ti shoqërojmë me pite të pjekura, kështu mund ti mbushni sipas dëshirës.
- Të gjitha ato që teprojnë, futini në kavanoza qelqi dhe drejt e në frigorifer për përdorim të mëvonshëm.
- Në këtë metodë mund të piqni të gjitha ato perime që kanë filluar të vyshken apo nuk janë dhe aq të freskëta sa në momentin që i keni blerë.
Leave a Reply