Vë bast se kur të shihni këtë foto do mendoni: “Prapë kek kjo?? 🤦♀️”. Po jo, nuk është kek, është vetëm forma e kekut 🤣. Në fakt është bukë misri ndryshe nga ajo që jemi mësuar të blejmë në dyqan.
Mund ta gatuani këtë buke dhe ta perdorni për përshesh me gjel deti, apo me patë si në këtë recetë.
Bukë misri
Persons
4
Serving Size
1 racion
Prep Time
5 minutes
Cook Time
35 minutes
Total Time
40 minutes
Përbërësit
- 🔹️170g miell i verdhë misri (jo për polenta)
- 🔹️200g miell
- 🔹️2 vezë
- 🔹️150ml qumësht
- 🔹️300ml ujë
- 🔹️1 tsp pluhur pjekës
- 🔹️3/4 tsp sodë
- 🔹️Një majë gishtash sheqer
- 🔹️100ml vaj ulliri
- 🔹️1 tsp kripë
Instructions
- Ngrohim furrën në 220°C.
- Lyejmë një tavë me spray jo ngjitës dhe e lëmë mënjanë.
- Në një tas qelqi bashkojmë vezët, vajin, qumështin, sheqerin. Pastaj shtojmë pjesën tjetër të përbërësve.
- E rrahim sa masa të bëhet e njëtrajtshme, trashësia do jetë si kek i ujshëm.
- E pjekim në furrë për 35 minuta deri sa të kullojë tamam.
- Unë e përdor këtë lloj buke edhe për ta bërë përshesh me mishin e gjelit dhe del super
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply