Marmalatë me kungull të verdhë? Po, pse jo 😁.
Jua premtova që do jua nxirrja edhe recetën e marmalatës së kungullit, kështu ja ku e keni. Ta nisim të hënën ëmbël.
Për këtë marmalatë, kam përdorur purenë e kungullit që shihni në foto. Ky varietet kungulli pasi zihet bëhet shumë kremoz dhe nëse e hani me sy mbyllur do ju duket sikur po hani gështenja të ziera dhe nuk po e ekzagjeroj.
Mënyrën e zierjes së kungullit ua kam treguar edhe më parë, por po jua tregoj edhe tani. E lajmë shumë mirë të gjithë kungullin pa e qëruar. E ndajmë në gjysëm dhe i pastrojmë farat. Pastaj ziejmë në avull në tenxheren multicooker në opsionin manual për vetëm 5 minuta. I heqim direkt presionin dhe do keni një kungull të zier perfekt dhe pa ujë të shtuar. Për tulin mjafton ta marrim me lugë dhe ta shtypim.
Kjo lloj marmalate shkon shumë me bukët me kungull të cilat mund ti përgatisni vetë. Recetën e gjeni këtu.
Marmalatë me kungull të verdhë
Përbërësit
- 🔹️100g pure kungulli
- 🔹️ 50g sheqer i bardhë
- 🔹️ 1 lugë çaji kanellë
- 🔹️ 1 majë luge xhinxher
- 🔹️ 1 majë luge karafil
- 🔹️ 1 bustinë vanilje
Instructions
- I gatuajmë përbërësit më lart në zjarr të ulët duke i trazuar vazhdimisht deri sa sheqeri të tretet dhe pureja të fillojë të lidhet , rreth 4 minuta.
- E kalojmë purenë në një enë qelqi me kapak dhe e konsumojmë brenda 1 jave.
- Mund ta përdorni për të lyer bukën, si pancake, si mbushje për role të embla, për tia hedhur kafes me qumësht etj…
Leave a Reply