Ka kaq shumë versione të gatimit të petullave në plloçë (apo siç njihen nga të gjithë petulla të fshira), por unë do jua sjell ashtu siç ma ka gatuar e mësuar gjyshja ime Korçare, pra shkurt, unë jam rritur me këtë version dhe jo me atë “tortën” me krepë të mbushura me djathë e hudhra.
Edhe pse në blog kam nxjerrë recetën e petullave në plloçë, kësaj rradhe po jua sjell edhe me video.
Pra masat janë po ato, mënyra e përgatitjes gjithashtu, vetëm se tani e keni më të qartë proçesin e gatimit.
Petulla në plloçë… ama me video
Persons
4
Serving Size
1 racion
Prep Time
5 minutes
Cook Time
5 minutes
Total Time
10 minutes
Përbërësit
- për petullat:
- 🔸️ 1 1/4 kupë miell për gatim @miellidiamond
- 🔸️ 1 3/4 kipë ujë
- 🔸️ 1 l çaji kripë
- 🔸️ 2 l gjelle gjalpë të tretur
- për salcën:
- 🔹️ 60g gjalpë
- 🔹️ 2 thelpinj hudhra të copëtuara
- 🔹️ 1 filxhan kafe ujë
- 🔹️ pak kripë
- 🔹️ 100g djathë të bardhë të copëtuar
Instructions
- Përgatisim brumin e petullave duke trazuar miellin, kripën, gjalpin dhe ujin hidheni pak e nga pak.
- E lëmë brumin të pushojë 15 minuta.
- Pastaj përgatisim petullat në tigan krepësh, mos u shqetësoni për formën pasi do i copëtojmë.
- Duke qënë se brumi nuk ka vezë, do të dalin të bardha dhe me shumë vrima.
- Pasi i kemi pjekur të gjitha, tresim gjalpin, hudhrën dhe ujin direkt në tigan.
- E lëmë të gatuhet sa të trashet pak salca dhe hedhim petullat e copëtuara duke i rrotulluar që të lyhen mirë.
- Në fund shtojmë djathin e bardhë dhe e servirim 😊
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply