Makarona të skuqura me djathë

Jump to recipe

Disa prej nesh i quajnë makarona të skuqura me djathë, e disa makarona ushtrie. Një recetë e mbartur prej shumë vitesh, por që mua më pëlqen ta risjell në familje, kryesisht kur nuk kam kohë të gatuaj.

Ju tashmë e dini që po nuk shkruajta pak historik fëmijërie, nuk më shkojnë duart te receta 🤣. Megjithatë jam e bindur që të gjithë dimë ti gatuajmë, ama me kalimin e kohës e kemi perfeksionuar. Në vend të ujit kemi shtuar lëngun e mishit, në vend të vajit gjalpin, kush erëza e kush perime, ama unë do ta sjell siç gjyshja ime ma gatuante. Edhe pse teknikisht, bëra një ndryshim, në vend të kripës shtova vegeta të bërë vetë.

Kur isha e vogël kjo ishte pjata që adhuroja. Biles, ato makaronat e gjata të mbështjella me letër kafe, dhe brumi i tyre i zi mbeten ende në kujtesën time sikur të ishte dje. Ai lloj “spageti” kur skuqej, krijonte dhe disa flluska të vogla rreth makaronave që kur ziheshin dalloheshin shumë qartë. E pikërisht këto flluska të vogla ishin kënaqësia ime sa herë që haja makarona të skuqura

Ndërkohë që gjyshja ime duhet ti ndante makaronat në 700 copëza që të hanim të gjithë, unë po jua propozoj me makarona të vogla.

Përzgjodha pipe rigate të firmës Diamond Pasta dhe bëra shumë mirë pasi cilësia e tyre më ka bërë përshtypje.

Tani po ju lë në shoqërinë e recetës dhe një minivideo të shkurtër se si i gatova. Për aromatizim, përdora erëzat e mia Vegeta të bëra në shtëpi (receta këtu)

Shumica mund ti gatuajnë me gjalpë, unë përveç gjalpit i shtoj edhe vaj ulliri në mënyrë që gjalpi mos digjet. Megjithatë, e solla këtë recetë vetëm me vaj ulliri duke qënë se përdora erëzat e mia dhe nuk doja që gjalpi të ndërhynte në shije. Po ju, a keni kujtime që lidhen me makarona të skuqura me djathë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading