E di që i pëlqeni shumë ëmbëlsirat, ndaj sot ju propozoj këto tarta me fruta mix të gatuara me miellin Mia të @miellidiamond .
E bukura e kësaj recete është se brumin mund ta përgatisni, ti jepni forma dhe ti ruani në freezer gati për ti pjekur kur të dëshironi. Mbushja nuk ka nevojë për pjekje ndaj ato ditë kur t’ju shkojë mendja për ëmbëlsira, këto i keni gjysëm gati.
Tarta me fruta mix
Category
Bashkëpunime
Brumëra
Ëmbëlsira
Receta
Persons
4
Serving Size
1 tartë
Prep Time
55 minutes
Cook Time
25 minutes
Total Time
1 hour, 20 minutes
Përbërësit
- Për brumin (4 tarta) do ju duhet:
- 🔸️ 180g miell Mia i @miellidiamond
- 🔸️ 60g sheqer
- 🔸️ 120 g gjalpë i ftohtë i prerë në kuba
- 🔸️ 1 vezë
- 🔸️ 1 lugë kafe kripë
- Për mbushjet:
- 🔹️ 2 lugë çokokrem & copëza çokollate + fara susami të pjekura
- 🔹️ 2 pjeshkë
- 🔹️ 1 lugë gjelle sheqer kaf
- 🔹️ 1 bustinë xhelatinë pluhur
- 🔹️ 1 kupë mjedra
- 🔹️ 1 filxhan kafe lëng molle
Instructions
- Për brumin: Në një mixer përziejmë gjithë përbërësit e brumit sa të bashkohen. E hedhim mbi banak dhe e punojmë pak sa të lidhet.
- E hapim me okllai dhe e shtrojmë mbi tavat e tartave të vogla. I shpojmë me pirun dhe i fusim në ngrirje.
- Pas 30 minutash, ose i nxjerrim dhe i fusim në qese gati për ti ruajtur, ose pjekim në furrë të.parangrohur në 240°C deri sa të marrin ngjyrë lajthi.
- Për mbushjet. Njërën bazë tarte e mbushim me çokokrem dhe e zbukurojmë me copa çokollate e susam të pjekur.
- Për tre tjerat vijojmë kësgtu: Marrim pjeshkat dhe 1/4 e lëmë mënjanë që ta presim në feta për zbukurim. Pjesën tjetër e presim në kuba dhe e gatuajmë në një tigan bashkë me sheqerin.
- Sapo të marrë formën e një reçeli të shpejtë, ashtu të nxehtë e hedhim mbi 3 tartat dhe e nivelojmë mirë.
- Marrim xhelatinën dhe e tresim në 1 filxhan kafe ujë të ftohtë. Vendosim në zjarr lëngun e mollës dhe sapo të ngrohet tretim në të xhelatinën duke e trazuar shpejt.
- Pjeshkën e prerë në feta e sistemojmë në një tavë tarte bosh të veshur me qese sipër hedhim xhelatinën dhe e lëmë në frigo 30 min të mpikset. Për ti përfunduar, dy tarta i dekorojmë me mjedra dhe të fundit i vëmë sipër pjeshkën në xhelatinë..
- Variacione të tjera mbushjesh janë, reçel kumbulle, reçel pjeshke me xhinxher, reçel fiku, miks sallatë frutash, krem pastiçerie etj….
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply