Gjatë muajit Shtator, së bashku me @pastadiamond dhe @miellidiamond do ju tregoj disa receta të thjeshta e disa interesante që mund ti gatuani edhe ju. Sot doja ta nisja fuqishëm duke ju treguar recetën e kësaj torte me linguine Pasta Diamond
Kjo është një nga ato pjata që do ju mahnisë me shijen e saj dhe përgatitet shumë thjeshtë.
Unë zgjodha t’jua tregoj me video, kështu ju do mund ta shihni dhe vetë sa thjeshtë përgatitet.
Tortë me linguine
Persons
4
Serving Size
1 racion
Prep Time
10 minutes
Cook Time
25 minutes
Total Time
35 minutes
Përbërësit
- 100g djathe cheddar ose gouda te grire ose mix si ne rastin tim
- 150g linguine @pastadiamond te gatuara 7 minuta
- 1 kavanoz salce me borzilok (nese do e gatuani vete, receten e gjeni në blog)
- 3 feta proshute gjel deti
- 2 peta bakllavaje
- 1 tufez borzilok i fresket
- vaj ulliri dhe gjalpe i tretur
Instructions
- Ndezim furren ne 240 grade celcius.
- Ziejme makaronat 7 minuta dhe i hedhim pak vaj ulliri qe mos na ngjiten.
- Lyejme nje tave me diameter 18 ose 20 cm dhe e lyejme me gjalpe.
- Shtrojme petat e bakllavase dhe i lyejme me gjalpe prape.
- Mbi petat shtojme 1/3 e makaronave, 2-3 luge gjelle salce me borzilok, 1/3 e djathit te grire, borzilok te fresket te copetuar dhe 1 fete proshute.
- Perserisim edhe 2 shtresa te njejta dhe me pas mbyllim petat mire.
- I lyejme me gjalpe dhe e pjekim per 20 minuta ne raftin me te ulet.
- Me pas e servirim kokeposhte mbi nje shtrat me salce borziloku.
- Torta shijon shume mire e ngrohte me nje gote vere te kuqe.
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply