Si ti ngrijmë bamjet?

Si ti grijmë bamjet? Kjo është pyetja në këtë sezon kur bamjet kapin çmimin më të ulët. Kujtoni fillimin e sezonit kur bamja del me çmim si të ishte boronicë ☺. Kjo do ju bëjë që tani kur e ka çmimin 80 lek/kg të krijoni depozita përr dimër.


Ka disa mënyra për të ruajtur bamjet për dimër.

1. Ruajtja në kavanoz (e gjeni në disa postime më parë)
2. Ruajtja në ngrirje
3. Tharja më diell (pasi bëhen varg, lihen të varura në diell sa të thahen ose thahen në dehidrator).

 Metoda me tharje nuk është fort praktike. Kjo sepse bamjet do duan shumë kohë të zihen dhe u ndryshon pak shija.

 Metoda në kavanoz është shumë e mirë, por do vend pasi për 1 familje me 4 persona duhen minimumi 1kg bamje, ndaj do ju duhen shumë kavanoza. Ideale nëse keni shtëpi të madhe.

 Metoda me ngrirje, ashtu siç i preferoj unë kryesisht.

I pastrojmë bamjet nga bishtat. I zhysim në ujë të nxehtë për 1 minutë dhe më pas i kullojmë. I shpëlajmë në ujë të ftohtë që të pushojë zierja dhe i lëmë të thahen mbi 1 tavë të veshur me kartëpicetë (foto 3)
I sistemojmë në një tabaka që na e nxë ngrirja (ose vetë sirtarin e ngrirjes në e keni bosh) duke u siguruar të jenë në një shtresë të vetme (foto 1).
I parangrijmë 40 min dhe më pas i paketojmë në qese.

Etiketojeni qesen me emrin dhe datën kur i keni ngrirë. Data ju duhet për të kujtuar kur është bërë ngrirja.
Afati i ruajtjes 8 muaj – 1 vit

Ketu shihni bamjet pas procesit te parangrirjes ku secila kokerr eshte ngrire. Keshtu mund ti paketoni dhe nuk ngjiten me njera tjetren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading