Pazare me Nevilën- Dita e parë

Duke qënë se kisha bërë shumë mungesa këtej nga blogu, me idenë që nuk do vijoja më, u përqëndrova kryesisht duke postuar në Instagram. Për ata që më ndjekin edhe në këtë platformë tashmë janë në dijeni të rubrikës një javore që postova para disa kohësh. E titulluar me emrin Pazare me Nevilën, kjo rubrikë pati si qëllim, bërjen e pazarit duke shpenzuar një shumë të limituar prej 1,500 lek dhe me këto blerje, do të organizoja gatimet.

Shuma prej 1,500 lek u përcaktua nga shumica që morën pjesë në anketimin 24 orësh në Instagram. Për ti patur edhe në blog, ashtu siç kam dhe shumë rubrika të tjera në lidhje me buxhetimin e pazareve, vendosa ti ndaj cdo ditë ato që ndava edhe në Instagram.

Avantazhi që pata në xhirimin e këtyre videove ishte se gjatë karantinës, supermarketi poshtë shtëpisë sime hapej që në orën 7 të mëngjesit, duke më dhënë edhe mundësinë që të isha korrekte edhe me fillimin e orarit të punës (për ata që e kanë me merak këtë pjesë ☺).

Dita e parë shkoi brenda limitit të përcaktuar dhe me këtë blerje u gatuan:
• Omelete me vezë dhe domate e freskët
Pastiçe tradicionale
• Sallatë me patate të ëmbël dhe rukola

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading