Si të përgatisim vetë Amaranth pufkë? Por përpara kësaj, çfarë është Amaranthi? Shumë pak veta kanë dëgjuar për këtë pseudo-drith I cili edhe pse I vogël në formë, është shumë I fuqishëm.
Së fundmi kjo farë po futet edhe në tregun tonë e mund të gjendet shume kollaj. Si puna e kinuas, edhe amaranthi është një farë që nuk përmban gluten, dhe përmban shumë vitamin, kryesisht Vitaminën B6.
Por si mund ta gatuajmë amaranthin? Duke qënë një farë në madhësi të vogël, mund të përdoret në disa mënyra:
- Duke e hedhur në supë në vend të orizit apo makaronave
- Duke e hedhur në kosin e mëngjesit pasi ta keni zier
- Versioni Pufkë të cilin po ju tregoj unë sot
- Në versionin mesvakt nëse bashkohet me pak çokollatë
Mjetet që do ju duhen që ta bëni amaranthin pufkë janë :
- Tenxhere me fund të trashë mundësisht gize pasi kështu nuk rrezikojmë djegien e farave
- Kullesë e imët për të kulluar pufkat nga farat e pa plasura.
Leave a Reply