Si po ecën sfida e dollapit tashmë që ka filluar

Për këtë javë, mbyllja e pazareve te nevojshme u bë që diten e hënë.

Harxhova vetëm 4,000 lek nga 10,000 që I kisha vënë si buxhet vetes. Megjithëse java s’ka mbaruar ende, nuk parashikoj të bëj më shpenzime, ndoshta jo aq sa për të arritur buxhetin. Ato që bleva ishin si më poshtë:

  • Miell (vura re që kisha pak në shtëpi)
  • Mozzarella
  • Sallatë (rucola dhe spinaq baby)
  • Tortellini të freskëta
  • Kastraveca
  • Domatëza të zeza
  • Kërpudha të freskëta
  • Banane
  • Bagetë
  • Portokall, vanilje
  • Tërshërë petë
  • Makarona brryl të vogla
  • Sour creme (schmand/panna të athët)

Parashikimin e vakteve të kësaj javë do ta gjeni tek sfida-e-dollapit-java-2. Ndërkohë, nëse dëshironi mund të printoni format inventari , sfida-e-dollapit dhe guida-e-muajit dhe të filloni të mbani vetë një rregjim.

Këshilla më e rëndësishme që mund t’ju jap është që para se të hartoni gatimet tuaja, kontrolloni edhe një herë dollapet, frigoriferin, ngrirjen, për të rifreskuar memorien. Gjithashtu mos harroni të pyesni familjen, a i pëlqejnë ato që do gatuani apo jo.

Nëse më përpara mendonit në fillim recetën dhe dilnit për të blerë përbërësit, me sfidën e dollapit është e kundërta; Shikoni çfarë keni në shtëpi dhe më pas mendoni së çfarë mund të gatuani me to. Blini vetëm ato përbërës të domosdoshëm për recetën.

Për këto dy ditë mund t’ju them që “hoqa qafe” qiqrat dhe fasulet pllaqi lejla nga stoku në dollap.

Në fakt pllaqi kisha shumë sasi. Një pjesë I bëra tavë me domate, dafinë e nenexhik dhe një pjesë I lashë në ujë me qiqrat të cilat jam duke I bërë Falafel për darkë. Duke parë sasinë e fasuleve në tavë, e meqë përgatita dhe pak pilaf për ti shoqëruar, parashikoj që edhe nga to të më teprojnë, po disa receta rezervë I kam në mendje që mos hedh asgjë. Mund të ripërdoren në shumë receta po këtë jua tregoj më vonë.

Kur isha me pushime në gusht bleva një oriz që nuk më pëlqeu për pilaf, por që për sultiash dilte mirë, ndaj për ta “zhdukur” dhe atë sasi që më kish ngelur e bëra sultiash. Me plot gojë them se e marta ishte dita më e suksesshme për të pastruar dollapin ☺.

Kur të mbaroj së gatuari qoftet falafel, do jua tregoj dhe recetën se si të bëni sultiashin në multicooker (tenxherja elektrike me presion).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading