Patë me përshesh me bukë misri

A e keni provuar ta gatuani patën me përshesh? Nëse akoma jo, ky është momenti juaj J

Pata që unë bleva nuk kishte shumë dhjamë ndaj gjatë pjekjes u kujdesa që herë pas here ta spërkatja me lëngun e saj. Në parim, për çdo zog (gjel deti, rosë, pulë etj) koha e pjekjes varet nga pesha e saj dhe varion diku tek 30 minuta për kg.

Pata me përshesh me bukë misri është kaq e shijshme sa do donit ta gatuani shumë shpesh.

Pata ime ishte diku tek 2.5 kg ndaj koha e pjekjes së saj ishte rreth 2 orë.

[lt_recipe name=”Patë me përshesh me bukë misri” servings=”5-6 persona” prep_time=”10M” cook_time=”2H30M” total_time=”2H40M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/08/pate-me-pershesh-3-533×1024.jpg” ingredients=”Për patën:;• 1 patë 2.5kg;• 100g gjalpë;• Kripë sipas nevojës;Për përsheshin:;• 2 bukë misri të blera;• 200gr pazi (ose spinaq);• 3-4 thelpinj hudhër;• 300g mëlçi pule;• Nenexhik të tharë;• 5-6 lugë gjelle vaj ulliri;• ½ qepë të bardhë të grirë;” ]Ndezim furrën në 200ºC; Marrim patën dhe e vendosim në një tavë të pajisur më zgarë. Kjo bën të mundur që pata të piqet mirë dhe lëngjet të kullojnë në tavë. Hidhni në tavë 2 gota ujë. Lyeni mirë patën me gjalpë dhe me kripë; Piqeni në furrë për 1.5 orë në temperaturë 200ºC dhe pjesën tjetër të kohës në temperaturë 180ºC; Sistemoni mëlçitë (pa i prerë) në një tavë të vogël dhe spërkatini me pak vaj ulliri, kripë dhe piqini në furrë së bashku me patën; Në një tigan të madh skuqni qepën në pak vaj ulliri sa të karamelizohet dhe shtoni pazinë ose spinaqin. Fërgojini aq sa pazia të zbutet dhe shtoni nenexhikun e tharë; Fikni zjarrin dhe merruni me thërrmimin e bukës; Herë pas here kujdesuni që patën ta lagni me lëngun në tavë. Nëse lengu avullon, shtoni nga pak ujë; Pasi mëlçitë të jenë pjekur pritini paksa me thikë dhe bashkojini me tavën e pazisë; Kur pata është pjekur, hiqeni nga tava dhe mbulojeni me letër alumini e lereni të pushojë; Bashkoni bukën e therrmuar, pak nga lëngu i patës dhe mëlçitë e bashkuara me pazinë. Shkriftojeni me duar dhe sistemoni përsheshin në pjatën e servirjes. Vendosni patën përsipër dhe shijojeni[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading