Kjo recetë doli fantastike. Epo po të lexoni nëpër të gjithë blogjet e kuzhinave këtë fjalë do ta gjeni shpesh, por ky kek pa gluten e pa laktozë ishte vërtet i shijshëm.
Që nga emisioni Kuzhina e Intolerancave fillova të jem më vigjilente ndaj recetave pa gluten apo pa laktozë. Në fakt pata dhe plot kërkesa nga njerëz që vërtet vuajnë nga Celiakia e jo kot për trend (siç ka dalë Keto psh kohët e fundit).
Që në momentin që pashë se firma Teuta nxorri miell hikrre fillova ta kërkoj dëshpërimisht deri sa e gjeta. Këtë miell përdora sot.
Që mos zgjatem me fjalë se e di që asnjëri nuk i lexon, po ju servir recetën. Shpresoj t’ju pëlqejë po kaq sa mua.
[lt_recipe name=”Kek pa gluten me dardha dhe miell hikrre” servings=”8 racione” prep_time=”5M” cook_time=”30M” total_time=”35M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/07/buckwheat-cake-6-1024×683.jpg” ingredients=”• 2 dardha të vogla të grira;• 100g sheqer;• 120ml vaj luledielli;• 3 vezë;• 100g miell hikrre Teuta;• 100g miell pa gluten;• 1/2 bustinë pluhur pjekës (10g);• 10 kokrra qershi të thata ;• 1 dardhë e prerë në feta;• 20g sheqer kaf për spërkatje;• Kanellë (opsionale)” ]Ndizni furrën në 180˚C; Në një tas qelqi trazoni dardhat e grira, sheqerin dhe vajin; Shtoni vezët dhe rrihni masën mirë; Më pas shtoni dy llojet e miellrave, pluhurin pjekës, qershitë e thata dhe trazojeni mirë; Ky kek nuk ka nevojë për mikser elektrik pasi një rrahëse dore e kryen shumë mirë funksionin; Hidheni masën e brumit në një tavë me diametër 20 cm të cilën e keni lyer paraprakisht me vaj dhe miell dhe nivelojeni me lugë; Vendosni fetat e dardhes si në foto, spërkateni mirë me sheqer kaf dhe piqeni për 30 minuta ose derisa maja e thikës e futur në mes të dalë e thatë; Për ta servisur, nëse dëshironi mund ta spërkatni me pak kanellë. Ky kek ka një shije të theksuar dhe mund të shoqërohet perfekt me një kapuçino.[/lt_recipe]
Leave a Reply