Për sot zgjodha të sjell për ju një recetë kaq të thjeshtë por kaq të shijshme të gatuar nga mikesha ime Kristi. Për këtë arsye I vendosa pjatës emrin e saj e për më tepër fotografia dhe kompozimi në pjatë është e Kristit.
Në fakt mezi po pres ta shijoj edhe vetë në muajin prill pasi këtë muaj siç e dini jam në rregjim ☺
[lt_recipe name=”Rizoto Kristi- një fantazi pranverore” servings=”4 persona” prep_time=”5M” cook_time=”35M” total_time=”40M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” ingredients=”Për rizoton:;• 50gr salmon I tymosur;• 1 kokërr qepë e grirë;• 1 kupë oriz I zi;• ¼ kupë kinua (quinoa) tre-ngjyrëshe ( e bardhë, kuqe, zezë);• 2 lugë gjelle fara susami;• 1 lugë çaji kripë rozë;• Pak vaj ulliri;Për salcën:;• 2 kungulleshka të vogla;• 1 lugë gjelle pesto borziloku të gatshme;• 1 lugë gjelle vaj ulliri;• Pak tartuf ose vaj tartufi (opsionale);• Pak kripë rozë;” ]Skuqim qepën në pak vaj ulliri dhe shtojmë orizin e zi, kinuan, pak kripë dhe I lëmë të ziejnë në ujë të bollshëm për rreth 30 minuta. Orizi I zi kërkon pak kohë në zierje dhe po ashtu edhe kinua e kuqe; Ndërkohë në një blender hedhim kungulleshkat, peston, tartufin, vajin e ullirit, kripë dhe I bluajmë në një masë homogjene; Pasi orizi dhe kinua të jetë zier, kullojini dhe lerini mënjanë; Marrim një tigan të madh dhe hedhim në të salcën e kungulleshkave, shtojmë orizin dhe kinuan dhe I trazojmë që të bashkohen mire duke I ngrohur në zjarr të ulët; Rregullojmë më kripë dhe e kalojmë në një pjatë servirjeje; Dekorojmë me farat e susamit të pjekura dhe me copëzat e salmonit të tymosur.[/lt_recipe]
Leave a Reply